Bullgari, dënohet ish-ministri i Brendshëm për përgjimet

57

tsvetan-tsvetanovIsh-ministri i Bullgarisë, Tsvetan Tsvetanov u dënua me 4 vite burg në 29 maj, për pengimin e drejtësisë gjatë skandalit të fundit politik për përgjimet.

Tsvetanov i ka shërbyer qeverisë së Boiko Borisov në vitet 2009-2013 dhe është një nga figurat kryesore në GERB, parti e qendrës së djathtë, e cila ka fituar një numër të madh votash në zgjedhjet për Parlamenin Europian disa ditë më parë.

Ai ishte dënuar për bllokimin e përdorimit të përfolur të kasetave regjistruese kundër ish-komandantit të policisë, ndërsa ishte nën hetim për përdorim masiv të përgjimeve ilegale gjatë mandatit të tij.

Tsvetanov e përshkroi dënimin si të motivuar politikisht. Dhjetëra demonstrues, kryesisht mbështetës të partisë GERB, dolën për të mbrojtur të drejtën e tij para parlamentit ditën e enjte.