Doksan Dushku: E vrava vajzën nga turpi

68

vrasesi-diber69-vjeçari Doksan Dushku, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës së tij ka treguar para gjykatës historinë që çoi në ekzekutimin e 21-vjeçares me tetë plumba automatiku.

Në sallën e gjyqit, 69-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme për ngjarjen, duke mjaftuar me pranimin e fajësisë. Ai shfaqi shenjat e një personi të rënduar në aspektin psikologjik, pasi nuk arriti t’i përgjigjej gjyqtarit, Fran Pendi edhe për gjeneralitetet e tij.

Prokurori Behar Dibra, lexoi kronologjinë e ngjarjes, referuar dëshmisë së të dyshuarit vrasës dhe dy djemve të tij të dhënë në polici. Prokurori tha se gjithçka kishte nisur 10 ditë më parë, ku Doksan Dushku kishte vërejt ndryshime fizike te vajza e tij 21-vjeçare Fatmira.

Ai së bashku me dy djemtë e tij dhe nipat, mësohet se ishin mbledhur duke kërkuar nga vajza të tregonte se kush ishte babai i foshnjës që rritej në barkun e saj. Sipas akuzës, vajza nuk ka pranuar të tregoj të dashurin, gjë e cila ka sjellë irritimin e 69-vjeçarit.

Pasi dy djemtë kishin rënë në gjumë, Doksani ka marrë automatikun dhe në prag të derës ka shkrepur duke ekzekutuar me 8 plumba vajzën e tij.

69-vjeçari ka rrëfyer para prokurorëve se edhe varrimi i vajzës dhe përhapja e lajmit për vdekje aksidentale të saj ishte bërë për shkak të frikës nga trupi në fshat. Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes së testit të ADN-së, që pritet të hedhë dritë mbi atësinë e fëmijës së të ndjerës.

Avokati i caktuar nga gjykata, Arben Peci kërkoi një masë më të butë për shkak të moshës duke u kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikik, pasi vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psikike. Gjyqtari pasi dëgjoi palët vendosi të izoloi në qeli 69-vjeçarin duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Doksani rrezikon 35 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.