Publikuar Ne: 22 Prill 2014
49 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Beqaj: Për 2014-ën po prokurojmë 525 barna të reja

ilir beqjaShëndetësisë, Ilir Beqaj, në një koferencë për shtyp ditën e sotme tha se “në listën e barnave spitalore këtë vit, por edhe vitet e tjera ka midis tyre dhe barna të vetme, pra barna për të cilat nuk ka një alternativë të dytë apo të tretë”.

Gjatë analizës me shifra të mënyrës sesi funksionon sistemi i barnave, Ministri Beqaj u shpreh se “ka raste kur jo vetëm një barn është i vetëm, por edhe distributorët dhe depot farmaceutike janë të vetme. Pra, për këto barna në Shqipëri nuk ka prokurim. Nëse ligji i prokurimit kërkon të ketë konkurrencë, kur një barn është i vetëm dhe një distributor është i detyruar të pranojë çmimin që regjistron kompania”.

“Për barnat unuk nuk ka tendera”, bëri të ditur ministri ndërsa shtoi se gjatë vitit të kaluar, u blenë vetëm 327 barna “Por çdo vit në Shqipëri kanë hyrë edhe barna të paregjistruar”, shtoi Beqaj.

Më tej Ministri tha se “tregtimi i barnave është një proces i rregulluar tashmë. Në Shqipëri do të hynë barna në mënyrë të kontrolluar pasi do të regjistrohen me të gjitha detajet qoftë për një barë të vetëm”.

“Lejimi i importit të barnave të paregjistruara në rrethana të caktuara është kompetencë që ligji i barnave ia jep ministrit të shëndetësisë.Për më tepër, kjo gjë bëhet edhe më e domosdoshme, në kushtet kur në tenderat që po realizohen, për shumë barna të regjistruara, madje me disa alternative, nuk ëshë paraqitur asnjë ofertë. Edhe pse shumat nuk janë të vogla, kompanitë nuk ofertojnë.Gjithashtu, prej disa vjetësh të gjitha vaksinat dhe barnat antiretroviralë vijnë në Shqipëri me leje importi”, deklaroi Beqaj.

“Proçedura e barnave spitalore është nje proçedurë që zgjatet sepse ka disa kufizime praktike.Për 2014-ën po prokurojmë 525 barna.Pra, lista është rritur me 198 barna përkundrejt 327 që përfshiheshin në 2013″, deklaroi ai.

“Nuk mund të bëjmë një tender, por disa tendera. Ndaj zgjat procedura”, u shpreh Beqaj.

Ministri tha se fondi limit i barnave spitalore për vitin 2013 ishte 1,319,105,000 lekë, përkundrejt 1,520,017,000 lekë që u bë në 2014.Pra, fondi i barnave është rritur me 15.2%.

Lidhur me kriteret e procedurave tw prokurimit të barnave për përdorim spitalor për vitin 2014, ministri sqaroi se “për medikamente te paregjistruara për qarkullim në territorin e Shqipërisë, kërkohet që ato të jenë të regjistruara në një nga vendet e Bashkimit Europian, Zvicër, SHBA, Japonisë, Kanadasë, Australisë, ose barna te prodhuara dhe të regjistruara për qarkullim në vendet e Ballkanit. Për këtë ofertuesi duhet të paraqesë deklaratën me anë ne të cilës të konfirmohet regjistrimi i medikamenteve që ofron në një nga vendet e mësipërme. Në deklaratë duhet të specifikohet emir dhe adresa e plotë institucioneve të autorizuar që kanë bërë regjistrimin e barnave për qarkullim në një nga vendet e sipërcituar, data e regjistrimit si dhe periudha e vlefshmërisë së regjistrimit”.

Duke nënvizuar se përcaktimet e Pikës 6 sigurojnë që të mos cënohet siguria e barnave që vijnë në Shqipëri, Ministri Beqaj sqaroi se për specifikat e importimit të barnave në Shqipëri, pavarësisht nëse janë për nevoja spitalore apo ato të tregtimit të barnave në farmaci, çdo sasi e importuar shoqërohet me çertifikatë origjine, fletë analizash, faturë fiskaledhe listë paketimi, praktikisht, të njëjtat dokumenta që kërkohen edhe për një bar të regjistruar.

50 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok