Publikuar Ne: 23 Mars 2014
992 shikime
AKTUALITET / INTERVISTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Adrian Limani: Ju rrëfej pasionin tim për fotografinë

iwantapicturebw11xIntervistoi Aurora Allushaj

Ai është ende shumë i ri. Sapo ka kapërcyer të 21 vitet e parë të jetës. Në vështrim duket qartë shikimi artistik, i njëjti që ai përdor për të shkrepur superfotografitë që po e bëjnë të famshëm çdo ditë e më shumë. Quhet Adrian Limani dhe fotografia ka mbetur pasioni më i madh për të që nga takimi i parë, në moshën 17 vjeçare kur nëna i dhuroi një aparat dixhital. Tashmë fantazia dhe talenti i tij kanë kapur majat, gazetat më me zë botërore kanë botuar punimet e tij si DailyMail, The Sun, The Telegraph, Mirror, The Australian, National Geographic, La Repubblica etj.. New Bulb Has Flourished, Lovely Day dhe Night Fly janë fotografitë që ai vetë i zgjedh midis shumë shkrepjesh të tjera. Ndër projektet më të afërta të Limanit është një ekspozitë nw disa vende ku Tirana do të jetë favoriti i përzgjedhur nga 21 vjeçari.

Në moshën 21 vjeçare jeni një fotograf autodidakt i afirmuar. Punimet tuaja janë botuar në gazetat më të mëdha botërore si DailyMail, The Sun, The Telegraph, Mirror, The Australian, National Geographic, La Repubblica etj. Si keni arritur deri në majat e fotografisë?

Fotografinë e bëj me shumë qejf dhe është pasion për mua. Qëllimi im është që çdo herë të bëj gjëra interesante dhe t’i ndaj ato me njerëzit anembanë botës, qoftë në botën virtuale dhe atë reale. Fotografitë çdoherë i kam shpërndarë në rrjetet sociale dhe portale të ndryshëm për fotografi. Por besoj se falë talentit dhe ideve që kam arrita të tërheq vëmendjen e disa revistave të njohura. Nuk ka qenë aspak e lehtë pasi jetoj në një vend ku arti i fotografisë nuk vlerësohet shumë, e sidomos lloji i fotografisë që fillova të bëj. Prandaj e vetmja rrugëdalje ishte të depërtoje jashtë kufijve duke përdorur internetin si mjet ndihmës. Falë punës, talentit dhe këmbënguljes kam arritur këtu ku jam sot.

Si nisët të merreshit me fotografi? A e mbani mend aparatin e parë fotografik? Ishte një dhuratë apo blerje e juaja?

Arti ka qenë pjesë e jetës sime që nga fëmijëria, gjithmonë kam dashur të merrem me ndonjë rrymë artistike dhe për këtë në fotografi u përshtata shumë mirë. Me fotografi fillova të merrem në moshë 17 vjeçare, kur mora si dhuratë aparatin e parë dixhital nga nëna ime.

1 (1)Keni pasur momente të vështira, cilat kanë qenë ato?

Natyrisht që kam pasur vështirësi, sidomos në periudhën kur kam filluar të merrem me kategorinë e FineArt, Surreal, sepse ky lloj arti në vendin ku jetoj nuk është i njohur fare. Por nëse e dëshiron suksesin duhet t’i kalosh të gjitha vështirësitë që has.

Mendoj se kompozicioni në fotografi është një lloj si ritmi në muzikë. Si është muzika që ju ndjeni?

Muzika është pjesë e pandarë për mua, kur punoj me fotografitë gjithmonë në sfond kam muzikën. Më pëlqen të dëgjoj më shumë muzikë klasike dhe relaksuese sepse më inspirojnë për të bërë gjëra të bukura.

Ju keni thënë se fotografia është arti i të observuarit, duhet gjetur diçka e veçantë në një vend të zakonshëm. Sa e vështirë është të gjendet e veçanta?

Ndonjëherë duhet te jesh me fat, ndonjëherë duhet ta gjesh vetë atë. Duke u marrë me kompozimin e fotografive është dhe më e vështirë sepse duhet ta krijoj unë të veçantën.

Fotografitë tuaja kanë zaptuar ëeb-in dhe gazetat më në zë botërore, kur dhe cili ka qenë vlerësimi më i madh që ju kanë bërë?

Nuk kam marr pjesë në ndonjë konkurs kombëtar apo ndërkombëtar fotografie, por vlerësimi më i madh mbeten publikimet në gazetat më të njohura botërore si: DailyMail, The Sun, La Repubblica etj..

Fotografitë e fundit të realizuara me hënën, afronin njeriun me hënën duke e çuar atë tek hëna apo të kundërtën? Cila është lidhja juaj me hënën?

Fotografitë me hënën mund të shihen në 2 aspekte: njeriu duke shkuar tek hëna dhe hëna duke u afruar tek njeriu. Në këtë grup fotografish kam dashur të paraqes njeriun e lumturuar nga hëna.

DSC_5202bw1aÇdo ditë e më tepër shikojmë që të kritikohen fotografi të ndryshme që hapin faqet e para në gazeta. Sipas jush a ekziston etika në fotografi dhe a respektohet nga fotogazetaria?

Është normale jo vetëm fotografia por çdo lloj gjëje ka një pjesë që e pëlqejnë dhe ata që nuk e pëlqejnë. Për sa i përket gazetave besoj se kërkohen gjëra interesante për të tërhequr lexuesit dhe kjo e bën më të vështirë selektimin e fotografive nga ana e përgjegjësve.

A keni një fotograf idhull dhe cili është ai?

Në botë ka pasur dhe ka shumë fotografë të mrekullueshëm. Kam shumë miq fotografë shqiptarë e të huaj të cilët janë shumë të talentuar. Po veçoj disa prej të preferuarve të mi meqenëse duhet: Steve Mc Curry, Adrian Sommeling, Guy Cohen, Kim Leuenberger etj etj…

4aFotografi Steve Mc Curry, me famë për fotot e tija në National Geographic vazhdon të ngulë këmbë se fotografitë më të mira i ka bërë me një aparat analog. A po “përkeqëson” dixhitalizimi fotografinë apo është thjeshtë nostalgji e Mc Curry?

Dua të them se Mc Curry është një legjendë e fotografisë, mua personalisht më pëlqejnë shumë fotografitë e tij. Ndërsa për pyetjen mendoj se është nostalgji e tij pasi ai është një gjeneratë pak më e vjetër se unë. Ai e ka nisur karrierën e tij me aparate analog, kështu që si shumë persona të tjerë që kanë punuar me ata lloj aparatesh ka nostalgji. Tashmë pothuajse gjithçka është dixhitalizuar dhe nuk besoj se e përkeqëson cilësinë e fotografisë, përkundrazi.

Cilat kanë qenë vendet që keni fotografuar deri tani dhe a keni një preferencë (vend, qytet, shtet) që dëshironi të fotografoni por ende nuk e keni realizuar?

Kam fotografuar në vende të ndryshme si Shqipëri, Kosovë, Gjermani, Zvicër, Serbi, Maqedoni etj. Më pëlqen të udhëtoj dhe të bëj fotografi në vende të ndryshme, shpresoj me kalimin e kohës të kem mundësi të vizitoj dhe shumë qytete e shtete të tjera. Do kisha shumë dëshirë të vizitoja SHBA-të ose në Azi vende si Kina, India etj…

Ka një moment të ditës që jeni më i prirur për të rrëmbyer aparatin dhe fotografuar apo kjo ndodh spontanisht?

Ndonjëherë ndodh spontanisht e ndonjëherë e planifikoj të dal për të fotografuar.

A do të kemi një ekspozitë me fotografitë tuaja dhe kur?

Jam duke punuar për të realizuar ekspozitën time të parë këtë vit. Po mundohem ta realizoj diku jashtë, por kam dëshirë që një ekspozitë ta realizoj dhe në Tiranë.

lovelydaySa e keni lidhur arsimimin tuaj (shkenca kompjuterike) me fotografinë?

Shkencat kompjuterike dhe fotografia për mendimin tim në ditët e sotme janë të lidhura shumë me njëra tjetrën pasi sot jetojmë në një botë të dixhitalizuar. Kamerat dhe smartphonët e teknologjisë së lartë përmbajnë grafika dhe rezolucione shumë të avancuara, çka bën që fotografia dita ditës të marrë kualitete fantastike.

Si ka qenë fëmijëria juaj? Kishit menduar ndonjëherë të bëheshit fotograf?

Kam qenë një fëmijë shumë i lidhur me kompjuterin dhe botën dixhitle. Nuk e kisha menduar të bëhesha fotograf, kjo gjë ka ardhur gradualisht.

Si është një ditë e juaja? Si nis dhe si përfundon?

Në mëngjes zakonisht jam në shtyp, lexoj ndonjë gjë interesante, zakonisht në internet, pasdite frekuentoj kurse gjuhësore. Ditët që jam i lirë dal për fotografi, ndërsa në mbrëmje dal me shoqëri ose i punoj fotot që kam bërë më parë.

Cili është personi më i rëndësishëm për ju? Sa ndikon ai\ajo tek fotografia?

Familja më ka mbështetur shumë, në veçanti dy xhaxhallarët që dua t’i falënderoj. Ata më kanë ndenjur pranë dhe janë dy njerëzit më me influencë në jetën time.

Punimet tuaja duken si një drite-hije (llambë-hënë). Keni luajtur me dy elementët më të rëndësishëm të ekzistencës jetë\vdekje. çfarë do të thotë për ju jetë dhe çfarë vdekje?

Jetë është ajo çfarë na mban neve gjallë, ndërsa vdekje ndonjëherë mund të jetë edhe mungesa e të ndjerit gjallë.

Enjoying the winter by Adrian Liman2Mendoj se fotografi ka imagjinatën e një piktori por nuk përdor telajon por aparatin fotografik. Keni provuar të hidhni diçka mbi telajo?

Jo unë nuk jam piktor, nuk e kam bërë një gjë të tillë. Ajo që kam bërë është printimi i punimeve në forma të ndryshme letër, material druri, Kanvas dhe duken thuajse si të pikturuara.

Një fotograf ka thënë se jetojmë me ëndrra, sekuenca fotosh të ngrira në celulat e trurit. Kush është fotografia\ëndërr e preferuar për ju?

Në fakt janë shumë që më pëlqejnë, veccoj punimin Neë Bulb Has Flourished, Lovely Day dhe Night Fly.

993 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok