Publikuar Ne: 1 Prill 2014
49 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

20 ish-punonjës së Policisë së Shtetit çohen në Prokurori

prokuroriaMinistria e Punëve të Brendshme ka çuar në Prokurori rreth 20 ish-drejtues dhe punonjës së Policisë së Shtetit, të cilët i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej qindra mijëra dollarësh.

Nga një auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë janë konstatuar shkelje të shumta ligjore. Sipas Ministrisë së Brendshme këto shkelje i kanë shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirë vlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar për vlerësim dhe inspektim financiar nga Ministria e Financave.

Mësohet se, nga shkeljet e bëra në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë dërguar për ndjekje penale 5 ish-drejtues dhe anëtarë të njësive të hartimit të dokumenteve.

Nga Qendra e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit Tiranë (QSHAMT) janë dërguar për ndjekje penale 6 persona. Këta persona janë përgjegjës për keqmenaxhimin në administrimin e mjeteve të transportit, mos ruajtjen dhe dëmtimin e këtyre mjeteve me pasoja financiare në buxhetin e shtetit, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

Nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit (DPRMSH) janë dërguar për ndjekje penale 3 persona. Ata janë përgjegjës për mos dokumentimin e një sasie të konsiderueshme skrapi përbërë nga mjetet e transportit gjendje fizike në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Tiranë.

Nga njësia rajonale e policisë rrugore Tiranë, janë dërguar për ndjekje penale 5 persona, të cilët janë përgjegjës për mos zbatimin e rregullave të dorëzimit të mjeteve në afat, me pasojë dëmtimin e mjeteve dhe humbje të vlerave financiare në buxhetin e shtetit.

 

50 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok