Publikuar Ne: 23 Korrik 2015
227 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Zjarri i merr jetën në gjumë nënës dhe dy fëmijëve

ZjarrEsmeralda 52-vjeçare dhe dy fëmijët saj Kristina dhe Tedi , 20 dhe 18 vjeç ishin në gjumë kur një zjarr i rënë në banesën e tyre për motive ende të pamësuara, u ka marrë atyre jetën. Ngjarja tragjike u shënua mëngjesin e hershëm të kësaj të enjteje rreth orës 03:00 në lagjen numër 2 të qytetit të Korçës.

Esmeralda Cicani dhe dy fëmijët e saj të rinj humbën jetën në gjumë si pasojë e asfiksisë nga flakët e fuqishme të zjarrit që ra në banesën e tyre në katin e parë të një pallati dy katesh pranë Liceut.
Kryefamiljari Aleksandër Cicani është i vetmi i mbijetuar nga kjo tragjedi, jo për faktin se mundi të dalë gjallë prej zjarrit. Puna si roje nate i ka shpëtuar jetën 60-vjçarit, pasi në momentin e “pushtimit” të banesës nga flakët ai nuk ka qenë në shtëpi. E megjithatë, Aleksandrit i duhet të përballojë dhimbjen për humbjen e të dashurve të tij.
Policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës bënë të mundur neutralizimin e flakëve, por ende mbetet e pazbardhur se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesë.

228 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok