Arrestohet Vlonjati, prodhonte dhe shiste euro false

63

euro3000 euro false janë bllokuar në Vlorë si dhe është arrestuar në flagrancë prodhuesi dhe shitësi i tyre.

30 vjeçari Nanx Nanxa me banim në lagjen “Hajro Çakerri” të Vlorës arrinte të prodhonte prerje 50 euroshe dhe 20 euroshe falso përmes një aparati printer-Skaner-Fotokopje e tipit HP.

“Policia e Vlores, gjatë një hetimi 1-Mujor, arriti të dokumentonte veprën kriminale të këtij shtetasi, të cilit në momentin e arrestimit, iu gjetën:
– 56-kartmonedha 50-Euro (me te njejtin numer serie)

– 12-karmonedha 20-Euro (me te njejtin numer serie), të gjitha te fallsifikuara” informoi mëngjesin e 23 korrikut 2015, policia e Vlorës përmes një njoftimi për shtyp.

Gjate kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjeten dhe u sekuestruan:

– 10-Libreza Kontrata Huaje Gjallica Sh.P.K, te pa plotesuara,

– 1-aparat Printer-Skaner-Fotokopje e tipit HP, i cili sherbente per prodhimin e monedhave te fallsifikuara.