Zv.Presidenti i PE-së: Qëndrimi i opozitës i gabuar

37

rama pittellaKryeministri i vendit, Edi Rama, është takuar sot me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Gianni Pittella. Rama tha se, me zv.Presidentin Pittella diskutuam në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria dhe për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Kënaqësi që prita një dashamirës të Shqipërisë  dhe ndamë mendime për ecurinë e progresit drejt BE-së. Diskutuam edhe për forcimin e bashkëpunimit me grupin socialist dhe demokrat. Falënderova Pittellan për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane”, ka theksuar Rama.

Nga ana e tij, zv/presidenti i PE-së, Gianni Pittella, ka shprehur admirim për punën e qeverisë Rama në luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe për reformën e administratës publike. Pittella ka theksoi se, Parlamenti Evropian është shprehur zyrtarisht pro anëtarësimit të  Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zv.Presidenti i PE-së e ka cilësuar si të gabuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale dhe bëri apel të bashkëpunojë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Opozita po mban një qëndrim të gabuar ndaj reformës administrative- territoriale. I bëj apel opozitës shqiptare të ndryshojë qëndrim pasi integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është as e qeverisë, as e opozitës, por e të gjithë shqiptarëve”, tha Pittella.