Reforma territoriale,Çuçi:Procesi sipas praktikave më të mira evropiane

47

bledi cuciMinistri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e palëve për realizimin e reformës administrative- territoriale e cila sipas tij është tërësisht në shërbim të vendit.

Duke folur në tryezën e organizuar për këtë reformë, Çuçi ka theksuar sërish sot domosdoshmërinë që ka vendi për ndarjen e re administrative-territoriale ndërsa shtoi se qeveria është mëse e bindur për ta çuar përpara këtë reformë.

Sipas tij janë të gjitha kushtet që jo vetëm të realizohet kjo reformë, por gjithashtu procesi të jetë po aq demokratik, sipas kërkesave ligjore që nevojiten.

“Të bëjmë një proces sipas kërkesave kushtetuese e ligjore dhe praktikave më të mira evropiane. Donatorët kryesorë që asistojnë në vendin tonë për reformën e decentralizimit na kane dhënë mbështetjen e plotë.  Le të jetë ky një takim ku të ndajmë gjithë vëmendjen tonë ndaj kësaj reforme, dhe pikënisje për të ndarë në territore që përfaqësojmë për të përcjellë këtë pjesë të procesit në kuadër të transparences” tha Çuçi.