PD: Tahiri i paaftë për të kryer reforma

46

vorspiZëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi në një deklarate për shtyp, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm se po përpiqet të largojë vëmendjen nga situata e rënduar e aksidenteve, duke propozuar masa qesharake.

“Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zbuloi sot Amerikën, kur tha se do të eliminojë aksidentet në rrugë, duke e bërë dënimin minimal për shoferët e dehur, me 10 ditë burgim. Por kjo është një masë qesharake e një ministri qesharak. Aktualisht, dënimi minimal për shoferët që kapen të dehur, është 5 ditë, sipas Kodit Penal. Pra Ministri, dënimin me 5 ditë, kërkon ta bëjë 10 ditë. Kjo është reforma e madhe e Tahirit. Por Ministri duhet të tregojë se sa shoferë të dehur janë ndaluar deri tani, dhe sa janë dërguar në prokurori për procedim penal”, u shpreh Vorpsi.

Për PD-në, e gjitha kjo nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje qesharake dhe e dënueshme për të larguar vëmendjen dhe përgjegjësitë nga aksidentet e shtuara në vend, nga numri i rritur i viktimave në rrugë dhe nga paaftësia e Ministrit për të bërë reformat e duhura.