Zjarr i madh në Piza, mbyllen shkollat

62

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës malin Serra në provincën e Pizës duke shkaktuar evakuimin e dhjetëra banorëve të territorit përreth.

Zjarri ka nisur rreth orës 22:00 të natës së shkuar dhe era e fortë që ndërron drejtim vaszhdimisht ka vështirësuar punën e skuadrave të zjarrëfikësve për shuarjen e flakëve të tij. Gjithashtu dhe 3 helikopterë Canada air nuk kanë mundur të ngrihen për shkak të erës së fortë.

Shumica e banorëve të komunës Calci janë larguar nga banesat e tyre duke u strehuar në palestrën komunale. Për momentin nuk ka persona të plagosur, por paniku e frika është mjaft i lartë. Shkollat janë të mbyllura e kryetari i komunës së Calci i ka bërë thirrje qytetarëve të tij të braktisin banesat e të grumbullohen në pikat e strehimit të ngritura nga bashkia.

Komadanti i zjarrifikësve të repartit të Pizës Ugo D’Anna shprehet i preokupuar dhe për skuadrat e tij që po punojnë në shuarjen e flakëve të zjarrit.

“Aktualisht janë 80 trupa zjarëfikësisht në zonë, e rreziku për jetën e tyre është konnkret e i lartë”, ka deklaruar ai

Mediat italiane raportojnë se dyshohet që zjarri është i qëllimshëm.