Në bord ishin 153 shtetas me kombësi kineze, 38 malazian,12 indonezianë, shtatë australianë, tre francez, katër amerikanë, dy shtetas nga Zelanda e Re, Kanadaja dhe Ukraina, një nga Rusia, Italia, Tajvan, Holanda dhe Austria.
Piloti i avionit të pasagjerëve ishte kapiteni Zaharie Ahmad Shah, një 53 –vjeçar nga Malajzia, i cili punonte me këtë linjë ajrore që nga viti ‘81. Zv/piloti i tij ishte 27-vjeçari Zyrtari Fariq Ab. Hamid, edhe ky nga Malajzia, i cili punonte për këtë linjë ajrore që nga 2007-ta .
Fuad Sharuji tha: ” Ne u përpoqëm për ta sjellë avionin në kontakt me mjete të ndryshme, duke ditur rrezikshmërinë pasi avioni mbante lëndë djegëse brenda tij”.
Lai Xuan Thanh, drejtor i Autoritetit Cvil të Aviacionit në Vietnam, tha se avioni ishte mbi det në momentin kur humbëm kontaktet dhe koordinatat e tij.
Më shumë se 10 orë pas kontaktit të fundit, zyrtarë nga disa vende të botës janë duke luftuar për të gjetur avionin. Xinhua tha se Kina ka dërguar dy anije e shpëtimit detar në Detin e Kinës Jugore, për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit . “Është ose në tokë diku i paprekur, ose është fundosur diku nën ujë”.