Vrima eshte zbuluarr nga Solar and Heliospheric Observatory (SOHO) ndermjet datave 13 dhe 18 korrik. Anomalia eshte nje rajon shume i madh, me i erret dhe i fresket i atmosferes se Diellit.
Rajoni permban pak material Diellor, duke lejuar vijat e fushes magnetike te shperndahen ne eren diellore. Ne zona te tjera, vijat e zones magnetike shfaqen sikur sherndahen dhe me pas rikthehen ne siperfaqen e Diellit.
NASA ka shfaqur nje video te vrimes se Diellit. Karen Fox, qe punon ne Goddard Space Flight Center te NASA-s ne Merilend, ka shpjeguar:
“Nderkohe qe eshte ende e paqarte se cfare i shkakton vrimat koronale, eshte mesuar qe ato jane te lidhura me zona te Diellit ku fushat magnetike ngjiten lart dhe largohen, ne ato zona ku ato nuk kthehen ne siperfaqen e Diellit, ashtu si ndodh ne vend tjeter.”
Nderkohe qe edhe pse e keto vrima nuk jane te rralla, frekuenca e tyre mund te ndryshoje ne varesi te aktivitetit te ciklit diellor, thote Huffington Post. Dielli tani po arrin maksimalen e tij 11 vjecare ne aktivitet, duke leshuar me shume stuhi diellore dhe qe jane shume me te fuqishme nga ato qe leshon ne periudhen qe eshte me i fjetur.
Maksimumi diellor gjithashtu perfshin qe polet e diellit te ndryshojne magnetizmin e tyre. Numri i vrimave koronale ne siperfaqen e diellit zakonisht fillon te ulet. Me pas, vrima te reja koronale do te shfaqen prane poleve. NASA ve ne dukje qe vrimat levizin nga polet drejt ekuatorit nderkohe qe dielli arrin minimumin e tij diellor.
Sateliti i SOHO qe ishte i pari qe zbuloi vrimen ne diell eshte leshuar ne vitin 1995. Operohet nga NASA dhe nga European Space Agency (ESA) per te monitoruar aktivitetin e Diellit. Vrimat koronale, ashtu si edhe fenomene te tjere, mud te influencojne dhe te ndryshojne motin ne hapesire, duke qene se ato mund te dergojne thermijat diellore qe dalin nga siperfaqja e Diellit tre here me shpejt se sa era me e ngadalte qe leshohet ne zona te tjera.