Zbulimet e bëra nga ekipet e studiuesve, udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Southampton, Qendra Kombëtare e Oqeanografisë dhe Analiza britanike antarktike, përfshijne lloje të reja të gaforreve, yjeve të detit, anemoneve të detit, e madje edhe një oktapod, më shumë gjasa lloje të reja për shkencën.
Për herë të parë, studiuesit, duke përdorur një mjet nënujor të komanduar në distancë (ROV), kanë mundur të eksplorojnë thellësinë e Kreshtës lindore të Skocise, nën Oqeanin Jugor, ku të çarat hidrotermale krijojnë njëmjedis unik ku mungon drita e diellit, por të pasura në substanca kimike të caktuara.