Vlorë: Bllokohen 133 kg lëndë narkotike

Share This
Tags

policiaPolicia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi një sasi prej 133 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, që do të trafikohej drejt Italisë.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, lënda narkotike u zbulua në pikën kufitare të portit, gjatë kontrollit të një furgoni që transportonte karrige në drejtim të Italisë. “Në momentet që po kryheshin procedurat e verifikimit në automjetin furgon me targa AA 124 HS, përpara se ai të imbarkohej në një nga tragetet e linjës detare me Brindisin, u konstatua se lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të disa karrigeve që do të transportoheshin në vendin fqinj”, saktësuan burimet zyrtare të policisë.

Mësohet se, u arrestua në kushtet e flagrancës 25 vjeçari Leones Osmëni nga Vlora, si dhe nisi procedimi penal në ngarkim të 43 vjeçarit Adriatik Bleta, drejtues i automjetit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po kryhen hetime për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>