Vazhdon operacioni i policisë në fshatin Lazarat. Vetë ministri i Brendshëm, Tahiri deklaroi sot se policia nuk do të ndalet dhe se operacioni përfundon kur çdo centimetër katror i Lazaratit të vihet në kontroll të plotë të shtetit.
Në vijim të operacionit për kontrollin e hapësirave të banuara në Lazarat, forcat e policisë gjetën një sasi të madhe lëndësh narkotike. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur bimë të kultivuara, boçe kanabisi, makineri për presimin e kanabisit, dhe municione në sasi të mëdha.