Sot, Pesë vjetori i vrasjes së Fatmir Xhindi

Share This
Tags

xhindiPesë vjet pas vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, sot në qytetin e Roskovecit (Fier) u zhvillua një ceremoni përkujtimore. Familjarë, të afërm, deputetë të Kuvendit, miq e bashkëqytetarë vendosën kurora me lule pranë bustit të deputetit të vrarë, duke nderuar kujtimin e tij, si njeri dhe deputet i përkushtuar.
Deputeti socialist, Namik Dokle, vlerësoi figurën e deputetit të ndjerë, që siç tha ai, nuk u largua kurrë nga vendlindja e tij dhe njerëzit që e votuan. “Fatmir Xhindi është nga të paktët deputetët, që megjithëse ishte pjesë e parlamentit në disa legjislatura, nuk u largua nga vendi i tij deri sa vdiq. Ai nuk i harroi kurrë bashkëqytetarët e tij, që e votuan. Sot para monumentit të Fatmir Xhindit shikojmë njerëzit që e duan, e respektojnë dhe e kujtojnë”, tha Dokle në ceremoninë e sotme.
Fatmir Xhindi, deputet i Partisë Socialiste në tre legjislatura, u vra mbrëmjen e 2 majit 2009 pranë banesës së tij në Roskovec. Ndonëse kanë kaluar pesë vjet nga kjo ngjarje e rëndë sërish nuk janë zbuluar autorët.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>