Rusi, zbulohen pesë viktima të ekzekutuara dhe një sasi e madhe eksplozivi

Share This
Tags

rusia policePesë kufoma dhe një sasi e konsiderueshme eksplozivi, janë zbuluar dje në Stavropol të Rusisë, një qytet i ndodhur 250 km larg Sorchi, ku do të zhvillohen lojërat olimpike në shkurt.

Një tjetër sasi eksplozivi, ka shpërthyer kur policët kanë mbërritur në vendngjarje, por pa shkaktuar viktima, sipas autoriteteve ruse. Pesë viktimat, ishin të ekzekutuar me armë zjarri dhe ishin në katër makina të ndryshme. Në Stavropol është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Qyteti ndodhet pranë republikave të vogla të Kaukazit të Veriut, ku forcat e rendit konfrontohen vazhdimisht me një rebelim islamist dhe sulme me eksploziv.

 

 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>