Peshku ul rrezikun e astmës tek fëmijët

peshkFëmijët që konsumojnë mishin e peshkut janë më pak të rrezikuar nga astma. Një studim i kryer nga universiteti mjekësor i Roterdamit, ku morën pjesë më shumë se 7.000 fëmijë, ka formuluar teorinë se konsumimi i hershëm i disa aminoacideve të peshkut mbron nga astma.

Por frika nga alergjitë që mund të krijojnë ushqimet mesdhetare bën që disa prindër, por edhe mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqimin e fëmijëve.

Por ky studim ka vërtetuar se përfshirja e mishit të peshkut në ushqimin e fëmijëve si dhe konsumimi i mishit të peshkut nga ana e nënës gjatë kohës së shtatzënisë zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga astma.

Ekspertët nga Roterdami kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeç, mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t’u prekur nga astma.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>