Molla, fruti i shëndetit

Share This
Tags

molleMolla është një frut që forcon shëndetin dhe zgjat jetën në sajë të përbërësve shumë të vlefshëm që përmban. Jo më kot thonë: “Një mollë në ditë mban mjekun larg nesh “Të kuqe, të verdha, jeshile, të ëmbla apo të ithëta, por mbi të gjitha të bukura dhe shumë të shëndetshme. Të pranishme në çdo stinë dhe plot cilësi. Nuk thonë kot se “një mollë në ditë mban mjekun larg nesh”. Për mjekët dhe dietologët duhet të jenë të pandashme nga tavolina, ndërsa çdo ditë specialistët e ushqimit dhe kërkuesit arrijnë t’i atribuojnë nga një cilësi. Plot histori, legjenda dhe simbolizma, molla është frut me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore dhe Perëndimore. Egjiptianët e vjetër dhe romakët e çmonin shumë dhe ishin pikërisht këta të fundit që e çuan atë edhe në Britaninë e Madhe.Ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse, ndërsa janë një thesar i vërtetë proteinash, sasie të madhe uji, sheqernash të llojeve të ndryshme si fruktozë, glukozë, sakarozë, kripërash minerale, kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi, hekuri, jodi, zinku dhe silici, vitaminash C, PP, B1, B2, A dhe acidi malik.Konsiderohet si fruti që u jep energji indeve dhe ndihmon për të mbajtur fizikun në formë të mirë, pasi është shumë i pasur me fibra që ndihmojnë për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolit në gjak. Për këtë mjafton të mendosh se një mollë e vetme në ditë siguron 20 për qind të fibrave për të cilat kemi nevojë çdo ditë për të qenë mirë.Është fruti më i dashur për diabetikët, ndërsa na ndihmon të largojmë stresin kur jemi të lodhur. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, falë prezencës
së madhe të antioksiduesve. Por virtytet e saj nuk mbarojnë këtu. Për shkak të cilësive ka filluar të përdoret gjerësisht në produktet kozmetike, duke garantuar vetëm kujdes dhe mbrojtje për lëkurën. Po ti shohësh të gjithë me kujdes, atëherë del se shprehja “një mollë në ditë e mban mjekun larg nesh” është plotësisht e vërtetë. Sa me fat jemi që këtë mrekulli të vogël mund ta gjejmë në çdo stinë të vitit! Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike

Frytet e mollës së butë përdoren të freskëta, të thata, konservohen në gjendje të freskët, përpunohen në komposto, marmelatë, reçel, lëng molle, uthull, si dhe një lloj pije e këndshme joalkoolike me emrin Sidro. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik. Janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.

Molla si fryt ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar kollën, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë.
2 milionë
Tonelatë prodhohen gjatë një viti në vendet ku kultivohet20 kg
Është konsumi për person i mollëve gjatë një viti7000
Janë varietetet ekzistuese të mollëve

GOLDEN DELICIOUS
Me origjinë amerikane, përfaqëson thuajse gjysmën e prodhimit evropian. E verdhë, e madhe dhe me lëkurë të hollë, përmban sasi të madhe sheqeri dhe mund të konservohet për një kohë të gjatë PINK LADY
Me përmbajtje të ulët sheqeri, e kuqe e hapur dhe pak e ithët, është një shartim mes llojeve Lady William dhe Golden Delicious. Ky varietet zakonisht piqet në fund të tetorit GALA
“E lindur” në Zelandën e Re, ka formë paksa të zgjatur dhe ngjyrë të kuqe. Renditet me varietete të hershme, pasi piqet në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit ELSTAR
Aromatike dhe me shumë lëng, por jo shumë e ëmbël. Është një varietet i përftuar nga Golden Delicious dhe Ingrid Marie në vitin 1955. Piqet në fund të gushtit dhe reziston deri në fund të shkurtit GRANNY SMITH
Molla jeshile e ka origjinën nga Australia. Maria Ann Smith e zbuloi në vitin 1896 në
kopshtin e tyre në Sydney dhe ia dedikoi nënës. Ka një përqindje shumë të vogël sheqeri dhe piqet në fillim të tetorit

STARK DELICIOUS
Ka formë të zgjatur, shije të ëmbël, pak aciditet dhe shumë lëng. Ka ngjyrë të kuqe të ndezur. Konservohet gjatë, nga 4 deri në tetë muaj. JONAGOLD
E ëmbël, shumë aromatike dhe jo me shumë lëng. Është një varietet i përftuar nga kryqëzimi mes Golden Delicious dhe Jonathan në vitin 1953. Piqet në mes të shtatorit KANADEZE
E njohur që nga vitet 700, preferon klimën e ashpër. Është shumë aromatike dhe ndër më të dashurat për kuzhinierët dhe pastiçierët. Është përbërësi kryesor për strudelet .

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>