Lehtësohet kalimi i qytetarëve midis Kosovës dhe Maqedonisë

Share This
Tags

thaciKalimi i qytetarëve nga Kosova drejt Maqedonisë, dhe anasjellas, do të jetë edhe më i lehtë pas marrëveshjeve të nënshkruara sot nga dy vendet fqinje.

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan dy marrëveshje bilaterale, atë për kalimin e kufirit vetëm me një letërnjoftim dhe atë për hapjen e një pikëkalimi kufitar mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se së shpejti marrëveshjet do të vihen në zbatim.

“Nënshkruam dy marrëveshje e rëndësishme. Njëra për hapjen e një vendkalimi kufitar Stançiç – Bellanoc, që afron Karadakun me Maqedoninë dhe njërën për kalimin e kufirit me letërnjoftime. Do të punojmë në implementim e marrëveshjeve”, tha Thaçi.

Ai theksoi se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë, shtet të cilin e konsideron një partner të rëndësishëm në të gjitha sferat sociale.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>