Vritet një 23-vjeçar, plagoset bashkëshoqëruesja në makinë

65

Ambulance1Ngjarje e rëndë në Tiranë, vritet me armë zjarri një 23-vjeçar në makinën e tij, ndërsa plagoset një vajzë që e shoqëronte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 te rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet dhe nga burimet e para policore, mësohet se viktima, Elidon Lafeta, ka qenë në çastin e krimit në makinë me një vajzë, 20 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur dhe është transportuar më pas në spital. Policia bën me dije se kanë qenë dy persona në motorë që i kanë zënë pritë dhe më pas kanë qëlluar drejt makinës, duke shkaktuar një i vrarë dhe një i plagosur. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i krimit dhe policia është vënë në kërkim të tyre. Ende nuk dihet shkaku zyrtar, por dyshohet se i riu në të kaluarën e tij jashtë vendit mund të jetë përfshirë në vepra penale, pasi ai ka ndryshuar gjeneralitetet e tij. Sipas policisë ai është pronari i disa qendrave të lojërave të fatit në Shqipëri dhe jashtë vendit. Vajza, që dyshohet se është e dashura e tij, do të merret në pyetje nga policia për të zbardhur shkaqet e krimit.