Bashkim Hysa, me banim në Shkozë ka tentuar të masakrojë me sëpatë Vjollca Hysën, ndërkohë që ka arritur më në fund të arrestohet nga policia.
Jo më larg se dje, Gazmend Banushi, 43 vjeç dhe banues në Koxhas të Shijakut, po ndiqte me pistoletë në dorë bashkëshorten e tij në rrugë, kur ajo po tentonte të shpëtonte nga dhuna që ai ishte duke ushtruar ndaj saj.
Pas arrestimit, Banushi ka deklaruar se e shoqja nuk respektonte fisin e tij dhe ky kishte qenë shkaku, që ai kërkonte ta masakronte.
Dhuna frenetike që ka pushtuar familjet shqiptare, duket se nuk po di të ndalet. Faktorët ekonomikë, socialë por edhe ato politikë duket se, po reflektojnë ndjeshëm në çekuilibrimin e normave të sjelljes brenda bërthamës familjare shqiptare, duke futur në kaos një sërë vlerash, që janë shtylla qendrore e ekzistencës së saj.