Uashingtoni e mirëpret Edi Ramën

66

Barack-Obama-dhe-Edi-Rama1Nga Robert Papa 

Ramën e njoh vitesh. Jemi thuajse një brez, në fakt ai është brezi i Demollarit, mikut tonë të përbashkët. Qysh para vitit 1990, ishte figurë publike shumë më i njohur se sa Berisha, sepse ishte basketbollist i “Dinamos”, pra nuk ishte anonim.

Basketbolli ishte sport popullor dhe TVSH transmetonte rregullisht ndeshjet në Tiranë. Gjithkush e mban mend Bellovën dhe Ramen, dy shtyllat që furnizoheshin nga supertalenti Fatmir Cuka. Trainer ishte Arben Fagu, ndërsa Dash Peza, sic quhej asokohe “komisar” i ekipit. Rama ishte lojtar me nerv, kurse Bellova  ftohtë.

Me lëvizjet demokratike, Rama ishte nga të parët. Brezi ynë nuk e harron takimin që u bë te Instituti i Arteve,kur Rama iu përgjigj haptas Hekuran Isait dhe Lisien Bashkurtit.

Mbas “Refleksioneve” Rama spikati te Mitingu afër stadiumit “Qemal Stata” duke sulmuar ashpër diktatorin Hoxha, por kjo do t’i kushtonte largimin nga drejtimi i Lëvizjes sepse Berisha , dhe ata që e vunë Berishën nuk do lejonin të shahej Hoxha dhe nuk do nxisnin dënimin e Bllokut.

Eshtë qesharake ta quash Ramën  bllokmen, sepse kushdo që  e ka njohur Ramën para viteve 90, e din mirë se Edi ishte nga brezi që jo vetëm flisnin kundër, por edhe nuk e duronin atë sistem.

E mbaj mend sa ngulmues ishte, që t’i jepja shpesh botimet e huaja që na vinin në gazeten “Sporti Popullor”, vecanerisht revistën e NBA. Nuk e kishte problem të priste gjatë dhe ta kthente gjithmone në kohë, se ne s’na lejojet t’i nxirnim nga mjediset e Ministrisë së Arsimit, ku ishin zyrat e gazetës.

Kam respekt për prindërit e tij. I ati, i nderuari Kristaq Rama, njeri intelektual dhe artist ndërsa e jëma nga një fis me histori. Ndaj turp, kur dikush i përfliste politikisht.

Gjatë viteve të para të demokracisë, Rama, humbi diku në Francë, e unë ika një vit në shkollë në SHBA. Po të shfletoni “Koha e Jonë”, Rudina Xhunga, një gazetare e re, niste një rubrikë me emra të njohur. Na ishte njëherë:Intervista e pare: Edi Rama, intervista e dyte:Robert Papa. Pra ishte ndjerë mungesa edhe për një vit ose dy.

Edi ishte kthyer por ende nuk gjente dot vendin të shpërthente.

Më 1996 ndodhi rrahja barbare dhe jam ndjerë keq. Mbaj mend se nga ata që reaguan më shumë ishte Kujtim Cashku, me të cilin Rama rrinte shumë. Cashku ishte miku i Berishës; aq mik sa rrinte shpesh pas orës 1 të natës të zyra e presidentit bashkë me Mehmet Elezin.

Rebelimi i 97. Unë isha në Uashington. Rama arrin të shkruajë të Neë York Times dhe në fakt( edhe pse unë asokohe isha ne krah të Berishës) analizat e tij ishte e saktë.

Pas 97 ai u kthye në Shqipëri. Nano, ka dëshirë të thojë se e mori ai, por faki është se Rama kishte ndikuar në largimin e Berishës më shumë se sa Nano në burgun e paqëm të Bëncës.

Kam qenë kundërshtar me Ramën, sepse nuk e kuptoja dot se si Rama që njihja unë dhe brezi ynë, të ishte ministër i komunistëve apo më pas kryetar i Bashkisë por i PS.

Në përplasjen Rama-Mustafaj, nëse do kërkohen raportimet e mia të ShijakTv, stacioni konservator dhe i djathtë, do shikohet se unë s’kam pranuar të mbështesja Mustafajn dhe isha i sigurt se Rama do fitonte.

Vitet iknin. Ishim në kahe të kundërta, por as që nuk e diskutoja se Rama nuk ishte regresiv.

Kur jam rikthyer pas një kohë të gjatë në SHBA, Rama ishte nga ata që u treguan të gatshëm të më mbështesinin, dhe nuk ia harroj.

Por të shoqëroheshe me Edin, shikoje si herezi nga ish-lideri ynë, gjoja I djathtë.

Kur Rama organizoi një ceremoni për Kristaq Ramën në Durrës, unë isha i ftuar. Të them të drejtën u  ndjeva keq, se ishin vec të majtë, asnjë i djathtë. Vetëm Mithat Havari. Prania ime aty,mbase ka gjalleruar servilet afer Berishës, me “lajmin” na tradhëtoi. Unë thjesht respektova një mik, e aq më shumë të atin e  tij.

Profesioni shpesh na ka bërë që të jemi kritikë edhe me  shokë para 90-ës. Rama se kishte problem të telefononte dhe në 1 të natës, kur dikush i thoshte:” Të goditi Papa te Koha..”Por jo inatci dhe zemërvogël si Berisha.

Atë ditë që Edi mori teserën e PS, shumë u habitën. Ka qenë ora 10.Ishte dhënë lajmi. E kam telefonuar. Aty qëlloi Bujar Kapexhiu dhe Edi ia ka dhenë telefonin atij të përgjigjej. Ngaqë m’u duk zë i hollë, kujtova se kisha ngatërruar numërin dhe i thashë :Kush jeni? Edi Rama më tha. Ik mër  komunist, i them se kë zë të hollë. Nuk ia njoha zërin. Edi duke qesh kapi telfonin dhe me tha, po i them Kapexhiut të hyjë në PS.

Unë s’kam qenë refraktar Ai e kishte një farë droje si do merrej. Në fakt ai duhej të ishtë pjesë e lojës poltike. Te PD s’kishte shans, ndërsa PS i detyrohej promovimit si ministër dhe kryetar i Bashkisë.

Tirana ndryshoi shumë, por edhe PS e Ramës nuk i ngjet asaj të Nanos, e cila Marksin mezi e hoqi nga programi.

Rama e ka goditur dikaturën dhe Hoxhën dhe ka shprehur respekt për të përndjekurit.

Nga kontaktet e mia, e dija se në Uashington emri socialist, nuk afron simpati, sepse kujtonin se PS ishte vazhdim i PPSH. Deri sa ishte Nano, PS konsderohej si ish-parti komuniste dhe PD si e djathtë anti-komuniste. Pak vetë e dinin se Berisha kishte qenë komunist 23 vjet, kurse Rama asnjë ditë komunist.

Uashingtoni donte largimin e Nanos, por jo ardhjen e Berishës. Uashingtoni me shumë vonesë e njohu fitoren e PD më 2005. Dik Cenej të nesërmen e zgjedhjeve do thoshte:”Ne presim rezultat tjeter!” ( Kjo iu deklarua një figure me pushtet, pasi Geri Kokalari ia kërkoi që Cenej të uronte Berishën në telefon. Cenej nuk pranoi se nuk donin  që Berisha te merrte pushtetin)

Rama fitoi Tiranën edhe pse Berisha ishte në pushtet, pra tregoi forcë,dhe të fortin amerikanët e duan. PS, ende shikohej si vazhduese e Partisë Komuniste të Hoxhës. Rama më shumë ishte progresist, por termi socialiast krijon jo simpati ne SHBA.

Më 2009 Rama nuk humbi. Berisha edhe pse duhet të ketë manipuluar, nuk shkoi më shumë se 70 deputetë.

Uashingtoni donte stabilitetin! Ramën nuk e njihnin. Berishen po. Më mirë një qen plak se e dimë se si leh. Rama? Nuk ishin të bindur ende . Pra Berisha bleu heshtjen dhe nuk i hapi kutitë. Rezultati i fundit tregoi se edhe me 2009 Berisha nuk ka fituar. LSI i janë hequr shumë vota.

21 janari ishte fundi i Berishës, por ende nuk ishte koha e Ramës. Nëse do bëheshin zgjedhje të parakoshme, nuk qe e sigurt se Rama fitonte, por në Uashington ai po shikohej si e ardhmja, ndërsa Berisha si e shkuara. “Ta lemë ta hajë pesha e vetes.”Kjo qe moto e Departamentit.  Dhe ajo peshë  e coi në disfatën e 23 qershorit.

Ndërkohë Rama ishte pozicionuar si figurë serioze dhe nuk shikohej si lider i një partie ish-komuniste ndërsa Berisha si ish-komunisti i fundit në pushtet.

Raportimet e CIA- dhe kabllot e Ambasades tregonin korrupsionin e madh te Berishës, por korrupsioni nuk të rrëzon në Uashington. Të Drejtat e Njeriut, Zgjedhjet e Lira-po. Berisha  gaboi sërish si më 1996. 4 të vrarë në Bulevard, 4 të pafajshëm, 4 të paarmatosur. Ndërkohë që vjedhja e mandatit te Tiranes Live ne Tv tregoi se Berisha do vidhte sërish.

Ndërkohë Rama shikohet si e ardhmja, por kjo do arrihej mes  bashkimit me ata që kishin mbajtur Berishen, LSI e fortë e Metës.

Takimi i Hillari Klintonit me Ramën në Sheraton ishte mbështetja më e madhe ndaj Ramës dhe hapja e rrugës së fitores. Madje mesazhi i saj ishte i qarte: s’do lejohet vjedhja e zgjedhjeve, por mesazhi kryesor ishte bashkimi i Rames me Metën. Rama e kuptoi, media jo.

Hillari tha me diplomaci se kundërshtarët në politikë duhet të harrojnë sharjet dhe të bashkohen për të mirën e vendit. Ajo solli shëmbullin e saj me Obamën. Sa shumë u shanë në fushatë dhe pastaj  punuan bashkë. Media kujtoi se ajo tha që Berisha dhe Rama të bashkëpunojnë bashkë për hyrjen në BE. Në fakt ajo s’kishte fare ndërmend Berishën, sepse ishte informuar per 21 janarin, por Rama e kuptoi. Obama dhe Hillari, nuk ishin nje republikan dhe një demokrat, por të dy pjese e të majtës moderne amerikane.Ndaj ai lëvizi duke kërkuar bashkimin me Metën-lëvizja e tij politike më spektakolare.

Media e mbyti! I vetmi me logjike politike ishte Ngjela: Ai e mirëpriti ardhjen e Metës dhe  avokati tha: Largimi i LSI nga Berisha e forcon apo e dobëson Berishën?

Meta kishte provuar se kishte 120-150 mije vota. Afrimi i tj me PS e garantoi fitoren.

Në dhjetor një miku im amerikan këtu më tha: PS dhe LSI shkojnë 84 vota, por me gjithe AK dhe FRD do shkojnë 94 sepse USA kerkon një ndryshim rrënjësor si në Kroaci, ndryshim Kushtetute, Nryshim Drejtesie dhe Shqipëria të jetë si shembull.

Nëse AK dhe FRD,do dëgjonin logjikën e Ngjelës, sot pozita e re do kishte edhe 10 mandate më shumë.

Rama e fitoi Uashington gradualisht. I bindi se eshte më shumë se kryetar Bashkie. Eshtë i fortë më shumë  sa Berisha, por është shumë më i ri në moshë, pra, mund të jete ai Toni Bler shqiptar, e Berisha nuk bëhej dot Helmut Kohli shqiptar sepse kishte kohë që ishte spostuar nga Moska.

Për Uashningtoni nuk ka shume rëndësi të majtë e të djathtë por pro-amerikanë dhe anti-amerikanë.

Rama mund të jetë cdo gjë, por anti-amerikan s’ka shasn të jetë. Këtë e them me bindje. Unë do kisha dëshire që ai të ishte nga krahu i djathtë, por PS u tregua me e zgjuar. Diti ta afrojë.

Ai pëlqen që forca e tij të quhet progresiste, dhe duhet provuar.

Kur më ka telefonuar Xho Dioguardi,para zgjedhjeve dhe duke me pyetur a e di ti se Rama vjen ne Uashington?,unë i kam thënë e di, madje sipas informacioneve të mia do e presë Joe Biden. Departamenti i Shtetit deklaronte se mbështesnin Ramen, kjo nuk thuhej publikisht por në korridoret e pushtetit, Rama shikohej si kryeministër.

Obama u largua 4 ditë qe te takonte presidentin kinez, e keshtu Biden, anuloi axhenden e tij per 4 dite ndaj takimi nuk u realizua. Rama nuk u mburr se do takonte Biden. Priste  i qetë fitoren.

Ndërkohe u publikua foto me Obamen. Vajtocat e pushtetit shkuan deri aty sa FBI po hetonka Ramen. Ne fakt ishte mashtrim sepse amabsada amerikane s’tha asnjë fjalë. Berisha e di mirë, madje le të kujtojë vitin 2001 kur u  nis për vizitë në SHBA dhe mbeti në Vjenë dhe nuk  u lejua as të nisej për Uashington.

Uashingtoni vepron ndryshe. Uashingtoni e mirepret Ramën!  Atij nuk i duhen palaco si Podesta. Me Uashingtonin duhet folur direlt e jo me lobista. Ed ke miq në SHBA dhe Uashington! Mos harro se  ke shumë miq shqiptaro-amerikanë. Puna mbarë! Tash e djathta ka shansin të rilindë, por as me ish kamariera  Rinasi apo nipa blloku gjaksor. Lidhja e djathtë rreth Topit do ishte  zgjidhja më e mirë!