Oferta ka qenë e hapur për 36 orë (deri të hënë në mbrëmje), ndërsa tani e tutje fansat e grupit duhet të paguajnë 1.29 dollarë për ta shkarkuar këngën. Për një ditë e gjysmë, kënga është shkarkuar tre milionë herë aq sa është edhe shuma në dollarë e dhuruar nga “Bank of America”.
Tre milionë dollarët i ka marrë organizata “RED”, themelues i të cilës është Bono, ndërsa do t’i shpërndahen Fondit Global për luftën kundër AIDS-it, tuberkulozit dhe malaries. Ndërkaq që sot “U2” janë ndër grupet më të njohur në botë, shumë të suksesshëm në muzikë, por dhe ndër grupe me albumet më të shitur. I gjithë ky sukses si tyre pa diskutim që ka qenë në favor të këtij aktiviteti për bamirësi. –