Berisha-Ballës: Ke përdhunuar një vajzë me AIDS, je trafikant prostitutash dhe droge

65

Sali-Berisha-parlament-me-doreSeanca e sotme parlamentare u zhvillua nën replika, midis palëve, në lidhje me diskutimet mbi energjinë. Deputeti Taulant Balla duke folur për tatimet, i drejtohet deputetit Sali Berisha duke i thënë:

“Si nuk të vjen turp që nuk jep përgjigje për vjedhjet në tatime i ke nisur në arrati zyrtarët e tatimeve. Hetimet do të shkojnë deri tek ai drejtori yt i Tatimeve dhe të jesh i bindur që ajo skema e mashtrimit me tatimet do të vijë deri tek ti”.

Por, pas reagimit të Ballës ka ardhur edhe përgjigja e Berishës, i cili në replikën e tij nuk i kurseu sharjet, fyerjet e akuzat në drejtim të maxhorancës, kryeministrit Rama dhe veçanërisht ndaj deputetit Balla.

“Është në ndjekje se ka përdhunuar një vajzë me AIDS, se është ndaluar në kufi për trafik prostitucioni dhe favorizim trafiku droge. Sharës profesionist, shërbëtor i kryehorrit që po ndërton vilën në Dajt 57 metra pa paguar asnjë qindarkë. Kryehorri i vendit është pa të ardhme. Unë i them atij dil vetë këtu në shesh, të të them sa vlen. Shërbehet me njerëz të keqpërdorur. I them kryehorrit ta dijë mirë se me sharës të paguar nuk nxjerr dot asgjë. Ti je i sëmurë psikik dhe paguan psikiatër që e mban në kryeministri”.

Fjalën në vijim e mori deputeti socialist, Besnik Bare, i cili tha se një fjalor i tillë është i padenjë për një ish-kryeministër.

“Ky njeri është i pire dhe do ti drejtohem medies kur të transmetojnë kuvendin të vënë pullën e kuqe. Ky njeri është i degraduar,të keni turp për të këtë fjalor dhe veprim që kryeni para shqiptarëve”, tha ai.