Trump: Do t’i kërkoj Kongresit t’i japë fund Lotarisë Amerikane

56

Duke e konsideruar të dyshuarin për sulmin terrorist në një Nju Jork si “një kafshë”, Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se do t’i kërkojë Kongresit t’i japë fund programit të Lotarisë Amerikane për emigracionit.

Turmp “fajësoi” këtë program për lejimin e Sayfullo Saipov të hynte në Shtetet e Bashkuara.

“Unë jam duke filluar procesin e ndërprerjes së programit të lotarisë së diversitetit”, tha Trump në një mbledhje të Kabinetit. Unë do t’i kërkoj Kongresit  që të fillojë menjëherë punën për të hequr qafe këtë program, diversitetin [sic] dhe lotarinë e diversitetit. Lotaria e shumëllojshmërisë. Nuk ka qenë diçka e mirë dhe ne jemi kundër”.

Trump tha se administrata e tij do të kërkonte t’i jepte fund asaj që ai e quajti “emigracioni zinxhir”, dhe insistoi për një “një program meritor, ku njerëzit hyjnë në vendin tonë në bazë të meritës”.

Komentet e Trump u bënë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, ku deklaroi se do të vlerësonte dërgimin e Saipov në qendrën e ndalimit ushtarak në Gjirin e Guantanamos, Kubë, ndërsa ishte në pritje të gjykimit.

Saipov dyshohet si autori që me anë të një kamioni të marrë me qira, vrau tetë persona në Manhatanin e poshtëm.

Lotaria Amerikane hyri në fuqi në vitin 1995. Programi jep rreth 50 mijë viza çdo vit, kryesisht nga vendet ku emigrantët në SHBA janë të nën përfaqësuar dhe zakonisht “të bardhët”.