Tritol në burgun e Drenovës, pjesë e planit të arratisë së 23 nëntorit

61

drenNjë sasi eksplozivi është gjetur në ambientet e jashtme të burgut të sigurisë së lartë në Drenovë. Rreth 300 gramë tritol është gjetur i mbuluar me detonator dhe fitili gati për ndezje ka qenë i vendosur mes murit rrethues dhe regjimit të brendshëm. Tritoli ka qenë inaktiv dhe rezulton aty prej 23 nëntorit, ditë nga ku rezulton arratia e Admir Tafilit me shokët.

Tritoli me dy pllaka magnetike me fitil, mësohet se u vu re nga shefi i regjimit të brendshëm. Nga hetimet që kanë kryer rezulton se, tritoli ka qenë pjesë e planit të arratisë së 23 nëntorit. Duket se Admir Tafili me shokët e kishin mirëmenduar çdo detaj të arratisë, dhe siç duket një hallkë e planit ishte dhe përdorimi i tritolit, por gjërat funksion ndryshe dhe eksplozivi nuk është përdorur në ato rrethana.

Eksplozivi është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë pas orëve të mbrëmjes vonë të së hënës. Pas, ngjarjes së arratisë më 23 nëntor të vitit të kaluar forcat e sigurisë kanë dyfishuar kontrollet në këtë burg.

Ndërkohë, vetëm një muaj më parë në burgun e Drenovës u parandalua një tjetër arratisje pasi në sektorin e paraburgimit, u gjetën 4 sharra hekuri.

Këto mjetet prerëse u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i kontrollit i mbërritur nga Tirana, i cili kaloi në veprim pas informacioneve të SHKB-së së burgjeve, për mundësinë e organizimit të një tjetër arratisjeje.

Sharrat e hekurit dhe celularët në burgun e Drenovës u gjetën pas arratisjes spektakolare të 7 të burgosurve në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Mësohet se sharrat u futën nëpërmjet ushqimeve në sektorin e sigurisë së lartë dhe me ndihmën e oficerëve të burgut u dërguan në dhomat e paraburgimit.

Më pas mjetet prerëse u mbajtën në dhomën e Dan Hutrës, i cili ndihmoi në arratisjen e bujshme të nëntorit.

7 të burgosur me në krye Admir Tafilin u arratisën nga burgu i Drenovës, por u arrestuan më pas nga policia.