Tragjedia e Lampeduzës, BE solidaritet dhe politikë për migracionin legal

46

Gjetja e mënyrave për të evituar tragjedi të reja si ajo që ndodhi në Lampeduza më 3 tetor është një sfidë jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Bashkimin Europian, kanë theksuar eurodeputetët në PE, gjatë një debati me Komisioneren për Punët e Brendshme të BE-së, Cecilia Malmström dhe zv. Ministren lituaneze të Punëve të Jashtme, Vytautas Leškevičius.

Eurodeputetët bënë thirrje për vendosjen e një politike të përbashkët për migracionin legal, të demonstrojnë solidaritet përballë Shteteve Anëtare që janë më të konfrontuara me flukset e migracionit dhe të punojnë mbi rrënjët e problemit, me vendet e origjinës së emigrantëve.

Mjetet e Frontex-it, për të detektuar anije të vogla, që kanë si qëllim të kalojnë Mesdheun, nevojshmëria për të pasur një mbështetje politike, burime si edhe një bashkëpunim i përforcuar me vendet e treta (vendet e origjinës dhe vendet e transitit) janë  disa nga pikat e ngritur gjatë debatit në PE. Eurodeputetët kanë theksuar gjithashtu, se ,si premtimet po ashtu edhe aktet janë të nevojshme në kuadër të solidaritetit./i.t/