Tiranë, vret me levë mekanikun pse i gërvishti pa dashje makinën të dashurës

52

scena-del-crimine-CSI_h_partbKrimet makabre vazhdojnë të shqetësojnë shoqërinë shqiptare madje edhe më të rëndë nga dita në ditë. Një, i tillë i fundit, ka ndodhur mëngjesin e sotëm (e martë), dhe pas tij një person është vrarë gjatë një përleshjeje me grushta dhe mjete të forta në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Viktima është Gëzim Karaj, banues tek “Fusha e Ali Demit”. Sipas policisë, 53-vjeçari është goditur me një levë pranë një servisi afër fushës “Ali Demi”, ku ai punonte si mekanik. Burime nga policia e Tiranës thanë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre më një raft të vjetër, të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar. Pas kësaj ka ndërhyrë i dashuri i vajzës, një 23-vjeçar, i cili në debat e sipër e ka goditur me levë mekanikun. Ai ka humbur jetë gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra në kokë. Policia sakaq, bëri me dije se ka identifikuar autorin e krimit.