Tirana në agoni, Teuta kryeson

63

tirana4_4Teuta është një skuadër që edhe atëherë kur në shkëlqen, fiton. Ruan mirë ballancimin në fushë, konfirmon qartësi disiplinë taktike. Tregohet pragmatiste e shumë racionale. Pranon ndonjëherë edhe atë “superioritet” territorial që ndërmarrin kundërshtarët. Por pikërisht atëherë kur rivalet e saj gabojnë, durrsakët janë të aftë të ngadhënjejnë. Ka injektuar mjaft siguri dhe optimizëm karakteri i përsosur sportiv i trajnerit Gugash Magani. Por më tepër se sa kaq është klima normale e punës për të mos u çoroditur e tronditur nga asgjë si në planin financiar ku skuadra ka patur e ka një konfort shembullor nga investimet e presidentit Edmond Hasanbelliu, po kështu dhe të punës konkrete dhe angazhimit serioz që manifestojnë futbollistët e faktorët e tjerë ndihmues, bashkëpunues e mbështetës të tij ekipi që tani udhëheq me meritë tabelën e renditjes dhe nuk i friksohet madje aspak konkurrencës nga ekipet rivale.

Dallon te kryesuesit edhe tifozeria e mrekullueshme, organizimi i saj shembullor. Jo dhe aq e madhe në numër, por tepër entuziaste e madje dhe brenda ruajtjes së një kornize të plotë normash të fair-play-it edhe kur situatat e ndeshjes kalojnë me ndonjë “gërvishtje”. Ata (fansat durrsakë) nuk e keqinterpretojnë asnjëherë misionin e tyre. Tirana dje në Kavajë nuk ka qenë ajo e dikurshmja, me atë “putër” të rëndë si për të ngadhënjyer në lojë e rezultat, po edhe për ta mbajtur ndeshjen në nivele të larta ritmi, cilësie dhe stabiliteti.

Skuadra bardheblu ndonëse u fut tejet e mobilizuar e madje në pjesën e parë e thuajse dhe në 15 minutat e para të pjesës së dytë pati më tepër shanse për të gjetur golin e avantazhit (goditi edhe një shtyllë me anë të Limanit), përsëri sapo pësoi golin u pa që nuk pati më aftësi e “nerv” të reagonte me atë grinte e tipar të dikurshëm të saj kur nuk e kapërdinte dhe aq lehtë disfatën, cilat do qoshin rrethanat. Mundet të kenë ndikuar mungesat eTakut, Çotës apo Sorrës, por përbërja tani që janë federuar dhe disa lojtarë të huaj është më e bollshme dhe nuk lë shteg për të mos dubluar, apo dhe sakrifikuar ndonjë lojtar që paraqet vullnet e sakrificë të lartë në fushë. Nuk është thjeshtë çeshtja se Tirana humbi një ndeshje, madje karshi një skuadre që momentalisht është në majën e renditjes që e justifikon gjithsesi pa problem barrën e humbjes së djeshme, por Tirana preokupim të sajin ka atë pasiguri që vërehet në lidhje me qetësinë për të finalizuar lojën sulmuese, volumin e reaksioneve dhe rasteve. Në një takim si i djeshmi Teuta ja dha leksionin kryeqytetasve për mënyrën e shënimit, duke sjellë në vëmendje lojtar klasi e më shumë përvojë në futbollin shqiptar si Daniel Xhafa (dikur ka qenë pjesë e Tiranës) apo Bledar Mancaku, firmat e golave me peshë të të cilëve rrezuan dje në “tapetin” e blertë të stadiumit Besa dhe e nxorën “buzëkuq”. Ishte një Tiranë e cila mbase duke qenë se gjatë verës ka patur mjaft. Probleme me mënyrën e organizimit të saj, vuan në këto pesë javë të para këtë “çoroditje” jo dhe aq të pajustifikuar. Nuk thuhet kot në fjalën e urtë popullore “ç’të mbjellësh, do të korrësh”.