Hasanbelliu: Zviceranët e kërkuan si pjesë të marrëveshjes Presidenti i skuadrës së Teutës, Edmond Hasanbelliu do të ketë tashmë edhe një ortak në drejtimin e skuadrës durrsake në kampisti në vijim, pikërisht një kompani zvicerane, e cila do të mbulojë 50% të shpenzimeve në ekip. Afrimi i donatorëve të ri ka sjellë dhe largimin e trajnerit. “Magani nuk është larguar për arsye të rezultateve, të cilat dua të theksoj se kanë qenë pozitive. Donatorët e ri kanë kërkuar në marrëveshje se donin të largonin trajnerin aktual dhe të sillnin një italian, Roberto Sorrentino, i cili ka një eksperiencë dhe formim profesional në Itali. Për mua kjo është një eksperiencë e re që afroj një trajner të huaj dhe nuk e di si do të shkojë. Me Maganin jemi ndarë miqësisht dhe me mirëkuptimin e plotë”, tha Hasanbelliu.
Magani: U ndamë miqësisht
Trajneri Gugash Magani ka theksuar dje se është larguar nga Teuta jo me dëshirën e tij, por si pasojë e një marrëveshje të kompanisë që është afruar në ekip dhe presidentit aktual. “Jam larguar jo me dëshirën time dhe jo si pasojë e rezultateve. Me presidenten Hasanbelliu jemi ndarë miqësisht, të cilin e mirëkuptoj, pasi një zgjedhje e tillë ka ardhur si pasojë e një kërkesë nga kompania zvicerane, e cila është afruar në skuadër”, tha Magani.
*Shekulli