Këto janë vetëm masat që do të merren ditën e nesërme, ndërsa për të dielën, ditën e shpërthimit, nuk bëhen të ditura detajet e shembjes së pallatit dhe se çfarë masash do të merren. Ajo që dihet deri më tani, është se “pallati i Bashës” do të shembet të dielën në mesditë, me rreth 300 kilogramë eksploziv. Shembja do të bëhet në të njëjtën mënyrë si ajo e shembjes së godinës pranë fakultetit të Ekonomikut, rreth dy muaj më parë.
Ndërkohë, specialistë të Xhenios dhe forcat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ,vijojnë të jenë prezentë prej më shumë se një jave në godinë. Duket se gjithçka po bëhet gati që godina 8 katëshe të shpërthejë me lëndë eksplozivi të telekomanduar.
Forcat Xhenio kanë kryer mbi 1500 vrima në kolonat e betonit dhe në pjesën e tavaneve, në tre katet e para të kompleksit, me qëllim që shpërthimi të jetë 100 % i plotë.