Duke marrë fjalën në takim, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri theksoi vendosmërinë e Qeverisë së re shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet, si e vetmja rrugë për të siguruar për qytetarët shqiptarë standartet e shtetit ligjor dhe një shoqërie të drejtë europiane. Sipas ministrit shqiptar, rezultatet e muajve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të vlerësuara maksimalisht edhe nga organizmat europiane, janë treguesi më i qartë i angazhimit të Qeverisë Shqiptare për të rikthyer sundimin e ligjit che shembur murin e pandëshkueshmërisë. Ministri Tahiri u ndal edhe në masat që janë marrë e po merren në vijimësi për të frenuar trafikun e qënieve njerëzore dhe azil-kërkusit abuzivë drejt vendeve të BE.
Në forumin e zhvilluar në Budva merrnin pjesë ministrat e brendshëm të Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe përfaqësues të lartë të Ministrive të Brendshme të Italisë e Greqisë si dy vende që do të kenë kryesimin e BE-së gjatë vitit 2014.
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar gjatë forumit ministerial edhe një takim me Komisioneren për Çështjet e Brendshme të Komisionit Europian, Cecilia Malmstrome dhe me disa nga pjesëmarrësit në këtë takim.