Studentët nuk ndalin protesten, bllokojnë rrugën

82

Studentët do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Gazetarët informojnë se pritet të ketë një përshkallëzim të protestave me bllokimin e rrugëve nga ora 09:30 deri në orën 14:00Studentët e Fakultetit Ekonomik nisin bllokimin e rrugëve. Pritet ti bashkohen dhe studentë të Gjeologjisë.

Studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe i Arkitekturës kanë vendosur të mblidhen direkt përpara kryeministrisë ndërkohë studentë nga universitete të tjera do të bllokojnë qarkullimin tek rrethrrotullimi i Ekonomikut, kryqëzimin e rrugës se Elbasanit.

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin. ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.

Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, kanë edhe një mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t’i afrohen protestës së tyre.

Ndërkohë mësohet se sot, pas protestës studentët e mjekësisë kanë lënë për të bërë një votim nëse duan dialog apo jo. Argumenti i tyre pro dialogut është sepse nuk po arrijnë t’ia dalin dot.

Sipas burimeve kryeministri Edi Rama, ashtu siç bëri me studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave, pritet që edhe sot ta bëjë me studentët e Arkitekturës, por edhe të tjerë.