Snowden u dëgjua me anë të një videokonference nga Moska ku ai ndodhet, nga deputetë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një organizatë panevropiane me seli në Strasburg, e orientuar në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
“Kemi si detyrë të zhvillojmë standarte ndërkombëtare për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të abuzimeve në përmasa të gjëra”, u shpreh ai në lidhje me programet e mbikëqyrjes në masë të të dhënave në fushën e telekomunikacionit kryer nga NSA-ja.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për një problem amerikan apo të BE-së por në një shkallë më të gjërë, atë ndërkombëtar”, theksoi ai.