Skandali ne Shkodër

59

femijetSkandali në Shkodër, pranga
kujdestares, dhunoi jetimët

SHKODËR – Një skandal dhune ndaj jetimëve ka shpërthyer në Shkodër ku protagonistë janë vetë kujdestaret, ato që në fakt duhet të garantonin sigurinë dhe edukimin e të vegjëlve. Një video amatore e filmuar në shtëpinë e jetimores së këtij qyteti për vogëlushët 3 deri në 6 vjeç, bëhet dëshmi e një skandali të dhunës ndaj fëmijëve.

Njëra prej kujdestareve Edvana Sula, ulet me forcë mbi këmbët e disa fëmijëve të cilët ndodhen të ulur në shkallët e jashtme të jetimores, ndërsa shfaqet edhe duke i goditur me shkelma. Pas video-skandalit policia e Shkodrës ndaloi 40-vjeçaren Edvana Sulajn, ndërsa në gjendje të lirë po procedohen Manjola Banisha dhe Albert Reka, dy punonjësit e tjerë të cilët ishin të pranishëm kur kolegia e tyre dhunonte fëmijët.  Ndalimi dhe proçedimi i këtyre përsonave, thotë Polciia e Shkodrës, – u bë pasi kanë keqtrajtuar një fëmijë të moshës rreth pesë vjeç, në shtëpinë e fëmijës në jetimoren në Shkodër.

Reagimi i institucioneve ka qenë i menjëhershëm. Me urdhër të Shërbimit Social Shtetëror tre punonjësit protagonist në këtë video-skandal janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre ka nisur hetimi pas kallëzimit penal nga ky institucion në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe të vetë drejtoreshës së Jetimores. Kallëzimi penal është dorëzuar me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas ministrit Blendi Klosi një grup ekspertësh janë nisur drejt jetimores për të parë nga afër situatën, ndërsa theksohet se të gjitha jetimoret e vendit do kalojnë në sitën e Inspektorëve të Shërbimit Social.. Mbi të tre këta ish punonjës social rëndon vepra penale e Keqtrajtimit të t miturve dhe shpërdorim detyre.