Të paktën disa qindra prej tyre janë shënjestruar prej snajperave, ndërsa shumica e të miturve kanë mbetur viktimë e ciflave të predhave me të cilat janë goditur lagjet e tyre ose nga shpërthimet me bombë.
Besohet se numri i fëmijëve të cilët kanë humbur jetën në Siri të jetë disa herë më i madh, kombinuar me arsye të tjera si uria, etja apo pamundësia për t’u kuruar.
Raporti i përpiluar në Oksford synon të tregojë se ndërsa palët ndërluftuese vazhdojnë mësymjet në zonat urbane, ata që po vuajnë më shumë pasojat e luftës janë civilët e mbi të gjitha fëmijët.
Ndërsa lufta po intensifikohet në këto javë, ajo që organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë është që të bëhet më shumë nga luftëtarët për të mbrojtur fëmijët dhe të eliminohet hapja direkte e zjarrit ndaj tyre.
Përdhunimet dhe vrasjet e fëmijëve janë shndërruar prej kohësh në një armë lufte për demoralizimin e kundërshtarit në Siri, vend ku konflikti ka shkaktuar të paktën 120 mijë viktima dhe më shumë se tre milionë refugjatë të shpërngulur jashtë vendit.