Ministri Beqaj tha se, duhet shumë punë për të arritur aty ku qeveria ka bërë premtimet e saj, sepse rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë. “Rruga për të modernizuar spitalet është e gjatë. Në spitale mungojnë analiza efektshmërie të shërbimeve. Po përgatitemi për kontrata mirëmbajtjeje. Po përfundojmë listën e barnave spitalore”, tha Beqaj.
Në lidhje me barnat, ai deklaroi se nuk është cënuar marzhi i tregtimit, sikundër pretendojnë farmacistët. Ndër të tjera ministri theksoi se spitalet duhet të shkojnë tek shërbimi shëndetësor falas.