Ka një sekret të vjetër dhe të ruajtur mire për lumturinë, të cilin të Mëdhenjtë, e kanë ditur prej shekujsh. Ato shumë rrallë flasin për këtë, por ato e përdorin gjatë gjithë kohës, dhe është diçka thelbësore për shëndetin mendor. Ky sekret është quajtur ‘Arti fin i të mos u ndjerit i ofenduar’ . Në mënyrë që të jesh një zotërues perfekt i këtij arti, duhet që të jesh i aftë të shikosh, se, çdo deklarim, veprim dhe reagim i një qenie tjetër njerëzore, është shuma e të tërë rezultateve, të eksperiencave të tyre. Me fjalë të tjera, shumica e njerëzve thonë dhe bëjnë atë çfarë bëjnë, duke u nisur nga frikërat e tyre, nga përfundimet e tyre, nga tendenca mbrojtëse e tyre dhe përpjekjet për të mbijetuar. Shumica e njerëzve, edhe kur e kanë direkt me ne, kjo s’ka të bëjë fare me ne. Në përgjithësi, ka më shumë të bëjë me gjithë herët e tjera dhe në veçanti me eksperiencat e herëve të para, që ky person ka përjetuar në një situatë të ngjashme, kryesisht kur ka qenë shumë i ri.
Sigurisht që kjo është psikodinamike* por le të përballemi me të, sepse ne jetojmë në një botë ku psikodinamikat, janë pikërisht ato, që e sjellin botën vërdallë. Një individ, që dëshiron të jetojë në forma të suksesshme, në një botë si një person spiritual, duhet të kuptojë realisht, se, psikologjia është po aq shpirtërore, sa edhe procesi i lutjes. Në fakt, fjala psikologji fjalë për fjalë, do të thotë studim i shpirtit.
Gjithçka thuhet nga të tjerët, pothuajse nuk është aspak personale. Bile, edhe me të afërmit tanë të dashur, partnerët tanë, fëmijët dhe miqtë tanë. Ne jemi, duke notuar të tërë në projektimet dhe filtrat e eksperiencës së jetës së gjithkujt, dhe shpesh, ne jemi thjesht zëvendësuesit, pjesët e shahut, të jetës, ku të afërmit tanë, kanë të ndërtuar reagimet e tyre personale.
Kjo nuk do të thotë, të ç’humanizojmë jetën, apo të heqim kuptimin e marrëdhënieve tona, por kryesisht të kuptojmë, se, pothuajse çdo herë që ne ndjehemi të ofenduar, ndodhemi thjesht në një keqkuptim.
Një personifikim real i kësaj ideje, aktualisht lejon, për më shumë mirëkuptim dhe më pak vuajtje, ndaj gjithë marrëdhënieve tona. Kur ne e dimë, se, ne jemi thjesht ai person, që i qëllon të qëndrojë në vendin e duhur, në periudhën e duhur psikodinamike ndaj dikujt, që të thotë apo të bëjë atë, çka ata, janë duke bërë, ne s’kemi pse e marrim këtë personalisht, sepse nëse nuk do të ishim ne, do të ishte dikush tjetër, në vendin tonë.
Kjo mënyrë, na çliron duke na bërë më të distancuar nga reagimi i njerëzve, që na rrethojnë. Sa shpesh, reagojmë ne përballë një tjetër personi, duke u ndjerë të ofenduar, në vend që ta shikojmë këtë, si një reagim të tjetrit, pasi ai mund të jetë prekur? Në fakt, sa herë që ne ofendohemi, kemi një mundësi për të shfaqur mirëkuptim ndaj dikujt, që mund të jetë prekur- edhe pse vetë ato, nuk duken të tillë në paraqitje. Çdo acarim, çdo veprim dramatik, çdo vrazhdësi, çdo kritik, është në të vërtetë një formë vuajtje. Kur ne, nuk kemi një mënyrë për ti bërë gjërat të qëndrojnë së bashku, diçka ndryshon në botë. Ne, përkundrazi, nuk kemi pse themi asgjë. Njerëzit, që vuajnë përbrenda, por nuk e tregojnë së jashtmi, nuk preferojnë tua konfirmosh, se, ato janë pikërisht duke vuajtur. Ne, nuk kemi pse bëhemi terapistë të njerëzve, që duam. Ne kemi nevojë, thjesht të kuptojmë situatën, dhe të ecim më tej. Tek e fundit, ne arrijmë të përjetojmë më pak vuajtje dhe më e shumta që ndodh, ne kemi shansin ta bëjmë botën një vend më të mire për të jetuar.
Kjo është e rëndësishme, të mos ngatërrohet me faktin, se, duhet të lëmë vetveten të ofendohemi, të neglizhohemi apo të përfitojmë nga kjo situate. Dhembshuria e vërtetë nuk mund të na lejojë ti bëjmë dëm vetes. Por, kur ne arrijmë të kuptojmë, se, asgjë nuk është personale, diçka e magjishme ndodh. Shumë nga abuzuesit e dukshëm në këtë botë, fillojnë të largohen nga jeta jonë.
Në momentin, që ne jemi të ndërgjegjshëm, ky lloj abuzimi mund të ndodhë vetëm në rast, se, ne e besojmë, atë çka tjetri thotë kundër nesh. Kur ne e dimë, se, asgjë nuk është personale, ne nuk do të ndjehemi të abuzuar. Mund t’u themi thjesht: ‘Faleminderit për çka the’ dhe të ecim më tej. Ne nuk mund të peshkohemi, nga ajo çka thotë tjetri, që në momentin që jemi të ndërgjegjshëm që nuk ka lidhje aspak me ne. Kur ne e dimë, se, vlera jonë reale nuk është e përcaktuar nga ajo, se, çfarë të tjerët thonë, bëjnë apo besojnë, ne mund ta marrim botën më pak seriozisht. Dhe nëse është e nevojshme, ne thjesht mund të distancohemi, pa krijuar më tepër dëshpërim për vetveten, apo të bindim personin tjetër, se, ne jemi njerëz të mirë dhe se vlejmë.
Sfida madhore e botës sonë, është të jetojmë një jetë të kënaqshme, pavarësisht se çfarë njerëzit e tjerë bëjnë, thonë apo besojnë. Arti fin i të mos u ndjerit i ofenduar, është një nga aftësitë për të qenë një mistik praktikues. Edhe pse, mund të marrë një jetë të tëre, duke u praktikuar, ngelet një nga sekretet më të vërtetë, për të jetuar një jetë të lumtur.
* Psychodynamics, është teoria dhe studimi sistematik i forcave psikologjike që nënkupton sjellja njerëzore. Ajo është kryesisht e interesuar në marrëdhënien dinamike, ndërmjet motivimit të ndërgjegjshëm dhe motivimit të pandërgjegjshëm (shen.albaniaplus)
‘Arti fin i të mos u ndjerit të ofenduar’, nga Lightworks
Dr. Jodi Prinzivalli
Përgatiti: Alban Blushi