Shulku: Babai kundër, Januzaj s’luan me Shqipërinë

51

download (1)Adnan Januzaj ka pak shanse që të veshë fanellën e Shqipërisë në të ardhmen. Këtë e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka zbuluar një prapaskenë interesante sa u përket negociatave me talentin e Manchester United.

“Ka pak shanse që Januzaj të luajë me Shqipërinë në të ardhmen. Biseduam me babanë e tij, por ai tha se nuk kishte asnjë interes nga Januzaj që të luante me Shqipërinë. Nuk mund të them me saktësi se cila është dëshira e lojtarit, por ama familja e tij na e bëri të qartë qëndrimin.”

“Por, duke marrë shkak nga mënyra se si kanë ecur bisedimet deri tani, duhet të jemi realistë për situatën. Gjatë një bisede që kemi pasur me babanë e lojtarit tetë muaj më parë, ai ka thënë se nuk ka kurrfarë interesimi nga ana e Januzajt dhe e familjes së tij që lojtari të luajë me Shqipërinë”, ka deklaruar Shulku.

Drejtuesi i lartë i Federatës Shqiptare të Futbollit ka deklaruar se tetë muaj më parë është zhvilluar një takim mes Dukës, De Biazit, Shulkut dhe babait të Januzajt, por ky i fundit ka qenë i prerë.