Shpëtim Gjika shkon vetëm në gjyq

53

shpetim-gjikaShpëtim Gjika shkon para Gjykatës së Vlorës, për herë të parë në cilësinë e të pandehurit. I rrethuar nga mbrojtësit e tij, kryebashkiaku i Vlorës është shoqëruar edhe nga simpatizantët që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre ditëve. I zgjedhuri i tyre është përballur me akuzat e ngritura nga prokuroria për falsifikimin e lejeve të ndërtimit për dy pallate. Në sallën e gjyqit, nga lista e të pandehurve është paraqitur vetëm Kryetari Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, pasi pjesa tjetër janë përfaqësuar vetëm nga avokatët mbrojtës të tyre.  Gjika në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas ngritjes së akuzave bëri me dije se do të fliste vetëm para gjykatës për të gjitha akuzat që iu publikuan dhe vetëm aty do të provonte të kundërtën e tyre. Mirëpo në seancë mungoi njëri nga të pandehurit, për të cilin ishte depozituar një raport mjekësor. Në këto kushte gjyqtarët vendosën të shtyhej seanca për në datën 5 dhjetor 2013. Prokuroria e Vlorës e akuzon Gjikën se, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë që datojnë marsin dhe korrikun e vitit 2010.