Mohamad Chatah, musliman i sektit suni, ishte një ekonomist i njohur dhe këshilltar i ish kryeministrit Saad Hariri. Më herët ai ka shërbyer edhe si ambasador i Libanit në Uashington.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Kohët e fundit në Liban është shtuar dhuna që lidhet me konfliktin e përgjakshëm në Sirinë fqinje. Mohamad Chatah ishte një kritik i ashpër i presidentit sirin Bashar al-Asad. Mesazhi i tij i fundit në Tweeter, i botuar një orë para se të vdiste kritikonte grupin militant libanez të Hezbollahuit, i cili ka mbështetur presidentin Asad në luftën civile të Sirisë.