SHISH: Nuk kemi informacione për drogën

64

visho-ajazShërbimi Informativ Shtetëror nuk ka asnjë informacion lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake. Përmes një deklarate për mediat, kreu i SHISH ka reaguar ashpër pas valës së spekulimeve në media , duke deklaruar se ky informacion po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cënon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit. “Shërbimi Informativ Shtetëror shprehet tejet i shqetësuar për valën e spekullimeve mediatike e politike lidhur me një informacion të klasifikuar të këtij shërbimi, me të cilin po abuzohet në dëm të punës sonë e të interesit të vendit tonë përmes një publikimi të paligjshëm në media.Ky informacion jo vetëm nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar nga ne, lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake, por po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cënon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit”thuehet në deklaratë. Në vijim theksohet se “puna e SHISH është t’u përcjellë autoriteteve të larta, në formë të klasifikuar, informacione jo vetëm mbi çdo fakt të vërtetuar, por edhe mbi çdo dyshim të arsyeshëm që gjykohet se mund të vlejë për të ndaluar apo parandaluar fenomene ose ngjarje të rrezikshme për sigurinë e vendit”. SHISH u bën apel mediave dhe politikës që, për interesat e ditës, të mos dëmtojnë punën e institucionit dhe interesat e vendit, duke e siguruar publikun se informacioni në këtë rast nuk lidhet me përfshirjen e asnjë strukture shtetërore, si dhe duke u kërkuar organeve të drejtësisë të vendosin para ligjit burimet e dekonspirimit të informacionit të klasifikuar. – See more at: http://www.oranews.tv/vendi/shish-skemi-asnje-informacion-per-drogen-spekulime/#sthash.TnXeRXy0.dpuf