Një shtëllungë tymi më të zi mund të shihet në distancë shumë të largët, ndërkohë që banorët kanë dëgjuar edhe shpërthimin.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të qytetit të afërt Kesëllton, rreth 2.300, që të evakuohen për arsye sigurie.
Ndërkohë, mbi ngjarjen kanë filluar hetimet. Një zëdhënëse e Departamentit të Shërbimeve të Emergjencës deklaroi se të paktën 50 vagonë të trenit janë shkëputur, ndërsa 56 të tjerë mbeten të rrezikuar.
Dalja nga shinat, që ndodhi pasi treni transportues u përplas me një tren tjetër, u verifikua pranë një impianti etanoli. Skuadrat e emergjencës dhe ato zjarrfikëse janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Zyra e sherifit të kontesë deklaroi se u rekomandon banorëve në Kesëllton dhe kujtdo që jeton në një rreze prej 8 kilometrash të evakuohen.
Autoritetet kanë deklaruar gjithashtu se një ndryshim i papritur i motit mund të ekspozojë banorët ndaj tymit dhe t’u shkaktojë atyre probleme shëndetësore. Ndërkohë, një kamp strehimi është ngritur në lokalitetin Fargo për të evakuuarit./tch/