Roma, qyteti i ëndrrave antike

492

colosseo

Për më shumë se një mijë vjet, madhështia dhe eleganca e Romës, janë treguar në filma të ndryshëm, libra historie dhe dokumentarë. Bukuria e saj, duket sikur shtohet dita-ditës. Ti kuptosh të gjitha bukuritë e Romës është një detyrë e vështirë, ju duhet të jetoni dhe shijoni jo vetëm qytetin e Romës, por një seri  të tërë historish dhe gjërash, që kanë lidhje edhe me rrethinat e saj. Historia e Romës jeton çdo ditë, në çdo rrugë apo lagje, monumente shumë të rëndësishme, skulptura dhe kalldrëme të trashëguara nga antikiteti. Kultura e këtij qyteti, është shenjë e qartë, që tregon madhështinë dhe rëndësinë e tij. Kur mendon, se, si u ndërtua Roma, të duket sikur  je në kinema, inteligjenca e atyre, që zgjodhën këtë vend duket në ato çka arritën të ndërtojnë më pas. Thuhet, se, të gjitha rrugët të çojnë në Romë , kjo për të rritur madhështinë e saj por pa shqetësuar buzëqeshjet e atyre që jetojnë çdo ditë dhe ngatërrohen nëpër rrugët labirinte të qytetit. Dëshironi të vizitoni Romën? Bëjeni, sepse unë mendoj, se, për çdo njeri është  e pamundur për të mos planifikuar  të paktën një herë në jetë një udhëtim në gërmadhat antike të Romës. Një zgjim në një ditë të bukur me diellin, që ngrihet mbi monumentet dhe duket sikur të thotë: bravo, keni zgjedhur skulpturat më të bukura të botës, shijojeni! Në Romë asnjëherë nuk do të arrini të thoni, se, diçka është më e bukur se diçka tjetër. Ka të ngjarë që aty të dashuroheni dhe të kuptoni, se, Roma ngelet një pjesë e pandarë e shpirtit tuaj. San Pietro, një ndërtesë që është e frikshme për nga madhështia e saj artistike, çdo ditë kthehet në një vend, ku mijëra vizitorë të ardhur nga çdo cep i botës shkrepin pafund foto. Aty ku Papa, çdo të diel, nis bekime për mijëra e mijëra besimtarë katolikë. Koloseu, më shumë se çdo objekt tjetër, përbën zemrën e perandorisë romake, krenarinë e të qenit roman. Kur dëgjojmë të flitet për Romën i pari objekt që na vjen në mendje, është Koloseu. Është një emocion i papërshkrueshëm të ecësh aty ku Jul Çezari, ka triumfuar me ushtrinë e tij. Për një moment, pranë kësaj strukture gjigante, ndjeheni si një gladiator dhe në hapat e ardhshëm, do të merrni me vete mjaftueshëm nga ndjesia dhe nga madhështia e tij.

fontana-di-trevi-rome

Duke ecur më tej, gjen Burimin e Trevit (Fontana di Trevi), një mrekulli  që shpreh gëzimin e jetesës, me delikatesën dhe pasionin e atyre që e ndërtuan këtë vend adhurimi për romakët, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për më të vjetrit. Ngelesh i mahnitur, kur shikon deri në orët më të vona të mbrëmjes, mijëra njerëz nga e gjithë bota. Piazza Navona, Pantheon, Piazza Del Popolo, Piazza Venezia, Piazza Repubblica, vende të tjera janë thjesht shumë të bukura, nuk ka nevojë të jesh një shkencëtar për të kuptuar bukurinë dhe kulturën, që ato shprehin. Roma të jep një gëzim, bukuri të çmendur dhe madhështi, jeta e romanëve ka një plus shumë të madh, gërshetimin e dy botëve paralele, asaj antike dhe asaj moderne.

Të ecësh në rrugët e qendrës, të provosh një kafe ose një briosh, shijet dhe aromat e lokaleve, duke përfshirë këtu edhe mijëra turistë, që bërtasin, edhe kjo është Roma. Nuk u ndala në Piazza di Spagna, në shkallët e saj,  ajo është një vend, ku ju mund të shihni turma të lëvizin në të gjitha drejtimet.  Mund të ndjeni gëzim për të qenë i pranishëm dhe të shijoni rrezet e diellit, ulur në shkallët e këtij sheshi. Njerëzit e Romës janë shumë miqësore, të gjallë, sanguin, ata kanë një mënyrë për të bërë shumë atmosferë dhe janë gjithmonë të gatshëm për shaka në çdo situatë. Në qoftë se, ju jeni në Romë dhe nuk keni buzëqeshje në fytyrën tuaj, atëherë ju duhet të ndryshoni qytet. Tashmë me epokën e rrjeteve sociale, kur të gjithë ne, për arsye të ndryshme mund të shkojmë në Romë, me fotot e postuara ndjellim zilinë e gjithë botës sepse Roma është ROMA………….. Caput Mundi