Në fokus të analizës së qeverisë gjatë 100 ditëve pritet të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Për këtë arsye, do të prezantohet me minidokumentar me historinë e qeverisë, nga dita e parë në atë të 100, me personazhe nga dikasteret e rëndësishme të Këshillit të Ministrave. Katër panelet që do të jenë për këtë qëllim, do të drejtohen nga zv.kryeminsitri Niko Peleshi. Gjithashtu do të ketë edhe një koncert, nga një kor i fëmijëve të Liceut Artistik të Tiranës.