Rama nga Golemi: Monumenti me dy gishta i Saliut, si lapidar mediokër komunist

55

945416_10151456940046523_1411267374_nKryesocialisti Rama, ka qenë në Golem, në një takim elektoral me banorët e Golemit. Rama ndër të tjera u prononcua edhe mbi polemikat e statujës me dy gishta në Kavajë, duke deklaruar, se ai monument ngjan, si ato lapidarët mediokër të sistemit komunist.

Gjatë takimit elektoral në Golem Rama, foli mbi një sërë çështjesh, që lidhen me programin politik të Partisë Socialiste.

Në lidhje me një çështje të rëndësishme si bujqësinë, Rama deklaroi : « Unë vetë do sjell gjithë pasionin dhe vullnetin tim për transformimin e këtij vendi. Ndërkohë që, PS, ne të gjithë së bashku, me programin tonë do sjellim një transformim rrënjësor të fshatit, duke qenë të vetëdijshëm se pa rilindur fshatin nuk mund ta rilindim Shqipërinë. Ne do të investojmë 160 milionë dollarë për ujin në parcelë dhe për sistemin e kullimit, duke realizuar mbulimin me ujë të të gjithë tokës që ka nevojë për ujitje. Ne do të heqim akcizën e naftës dhe do të heqim taksën e qarkullimit të naftës, duke bërë që nafta për bujqësinë të jetë me një çmim më të arsyeshëm. Besojmë shumë që në 4 vite ne do të bëjmë një transformim shumë rrënjësor në fshat.Unë besoj shumë që ju e keni provën. Prova është që me votën në 8 maj 2011 ju i dhatë Kavajës atë frymëmarrje që i kishte munguar për 20 vite rresht, e çliruat nga një çetë e vogël derdimenësh, dallkaukësh edhe injorantësh”,- deklaroi Rama.

Rama nuk la pa përmendur edhe monumentin prej dy gishtash të vendosur në Kavajë, ku vetëm disa ditë më parë kishte deklaruar se do i’a çonin Berishës në Tiranë, afër zyrave të tij. Berisha replikoi duke i thënë, se s’do guxosh t’a prekësh monumentin.  Rama replikon sërish, duke i’u përgjigjur, se monumenti ngjan si lapidar mediokër i sistemit komunist.

« E provoi Kavaja vetë, dhe s’ka nevojë për shumë shembuj këtu 20 vjet deputet dhe shikoni vetë ndryshimin. Ndryshimin shoqëror, është çliruar Kavaja shpirtërisht dhe merret me atë palo monumentin atje. Lëvizjen demokratike nuk i solli ky. Sheshi “Demokracia” do të mbetet sheshi “Demokracia”, po do jetë një shesh i denjë për atë emër, nga më të bukurit e Shqipërisë i denjë për një qytet mesdhetar dhe do të nderojë Kavajën e demokracisë ashtu siç e meriton. As dy gishta nuk është ajo, as monument, është si ata lapidarët mediokër të sistemit komunist”,- deklaroi Rama.