Rama në Pogradec: Mungesa e ujit, turp i qeverisë

57

29-maj-Rama-Kavaje-300x158Ndërsa zhvilloi një takim me banorë të qarkut të Pogradecit, Rama tha se sistemimi me ujë të pijshëm I gjithë vendit është një histori turpi për këtë qeveri, ndërsa premtoi se uji nuk do i mungojë asnjë familje në mënyrë që të vendi të ndahet nga mesjeta.

“160 milionë dollarë vetëm për ujë në parcelë dhe kullim do i qepemi këmba këmbës gjithë vendit për të sistemuar ujin e pijshëm se u bë një legjende turpi, 20 vjet, mua më vjen zor ta them se në 4 vitet e ardhme do kemin ujë të pijshëm se kjo duhet te jete A. Ujin e pijshëm duhet të cojmë në cdo familje të të ndahemi nga mesjeta”, tha Rama.

Marrë shkas nga papunësia dhe varfëria e kësaj zone, ndonëse ndër më të bekuarat nga resurset natyrore, Kryesocialisti Rama e cilësoi votën e 23 qershorit si historike për të dhënë hov zhvillimit të vendit.

“Në këtë zonë jemi në një zonë që është thesar natyror dhe është e pakuptueshme që njerëzit të jetojnë në varfëri dhe papunësi, si në cdo zonë të vendit. Jashtë vendit ka shtet këtej nuk ka shtet. Në zgjedhjet e 23 qershorit duhet te mendojnë për familjet e tyre jo me ke janë. Berisha jep përgjgjigje jemi të dytët pas Gjermanisë, dhe Kina po shqetësohet se po na kap.23 qershori është për të ndarë se cfarë do ti në 4 vitet e ardhshme. Do të vijosh me përrallë, sa herë skam ujë, NATO të thonë. Nuk kam bukë të thonë, BE. Nuk kam punë, të thonë rrugë, rrugë, rrugë. Në anën tjetër do të hedhësh një hap për të përmirësuar jetën tënde sadopak. Ne e kemi programin dhe skuadrën vota e njerëzve e vendos këtë punë. Kjo votë është historike, cdo njeri duhet të niset nga vetja ”, u shpreh Rama.

Shefi i opozitës u njoh edhe me shqetësimin e banorëve të kësaj zone, për pyjet dhe pronat. Kryesocialisti tha se kalimi i pyjeve nen pushtetit vendor dhe pa kornizë të qartë ka sjellë abuzime pas abuzimesh. Duke u ndalur tek problemi me pronat, Rama theksoi se ajo është një cështje që na pengon të bëhemi pjesë e BE.