Berisha: Unë nuk merrem me gjëra intime, por Rama e ka urryer babain e tij

51

June-3-22-36-12foto4Kryeministri Berisha ka prezantuar në Paskuqan, kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi arritjet e qeverisë së tij dhe sulmoi sërish liderin opozitar Rama, duke  e akuzuar për mashtrim, trillim, mallkim dhe përçmim. Berisha e ka sulmuar Ramën, duke i thënë se vuan nga Kompleksi i Edipit.

“Alternativa tjetër është alternativë mashtrimi. Në qoftë se e jona bazohet në besimin tek Zoti, besimin tek liria e individit, tek vlerat e solidariteti i familjes, tek puna e dashuria për Shqipërinë, alternativa e shokut të autobusit mavi bazohet tek shpifja, trillimi, sharja, mallkimi, përçmimi. Më lejoni që para jush t’i them dy fjalë. Zoti Rama, jeta jote personale nuk do të jetë ndonjëherë axhendë e imja”,- tha Berisha.

“Së dyti, por këtu do t’i bie shkurt, mos harro se unë jam mjek. Nuk kam dashur kurrë dhe nuk dua të merrem me probleme, por një gjë do të ta them. Në fëmijëri ke vuajtur nga kompleksi i Edipit dhe këtë e di gjithë Shqipëria. Ky kompleks është kompleks i rrallë, kompleksi i urrejtjes ndaj babait. Për këtë nuk je përgjegjës ti. Por tani që je baba vetë, ti duhet të frenosh, të bësh çdo gjë të mos shpallësh shprehjet e këtij kompleksi, sepse siç më thanë mediat, edhe në dokumentarin e vegjëlisë, pa kujtimet e bashkisë, babai mungonte, nuk ekzistonte. Zotëri, për këto gjëra intime të jetës tënde nuk mund të shprehësh ti urrejtje për baballarët dhe gjyshërit e tjerë, se ata kanë lumturinë e tyre, familjet e tyre. Unë nuk do të merrem më me ty, por me qytetarët, me hallet e dertet e tyre, me Shqipërinë dixhitale, Shqipërinë mobile, do merrem me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka deklaruar Kryeministri Berisha nga Paskuqani.